Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Konfirmohet tërheqja e dy skuadrave nga Superliga e Turqisë, largohet edhe ajo e Valmir Veliu
    Ballina-2

    Konfirmohet tërheqja e dy skuadrave nga Superliga e Turqisë, largohet edhe ajo e Valmir Veliu

    12/02/2023 16:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit të Turqisë të dielën ka konfirmuar se skuadrat nga regjionet që janë prekur nga tërmeti i rëndë i 6 shkurtit janë tërhequr nga garat e këtij edicioni.

    Në mesin e skuadrave të tërhequra nga garat janë edhe Gaziantepi dhe Hatayspori të Superligës së Turqisë.

    Nga gara janë tërhequr edhe dy skuadra të kategorisë së dytë, dy nga kategoria e tretë dhe tri nga kategoria e katërt. Numri i skuadrave që vendosin të tërhiqen mund të rritet ndërkohë. Turqia është goditur nga një tërmet shumë i rëndë që ka lënë afro 25 mijë persona të vdekur.

    Dhe në regjionet e prekura aktualisht askush nuk mendon për futbollin. Pjesë e Gaziantepit është futbollisti kosovar, Valmir Veliu. Ai ishte në Kosovë kur ndodhi tërmeti. Federata e Futbollit të Turqisë të dielën lëshoi njoftimin me të cilin konfirmonte se ka pranuar kërkesën e klubeve për të ndërprerë garat e këtij edicioni. Ndeshjet do t’u takojnë skuadrave kundërshtare me rezultat zyrtar, ndërsa në edicionin 2023/2024, skuadrat do të luajnë në nivelin ku janë paraqitur në këtë edicion. Aktualisht futbolli në Turqi është i pezulluar.

    “Një ditë para tërmetit unë erdha në Kosovë për shkak se klubi na dha ditë të lira. Tani duhet të gjej një klub ku do të luaj në formë huazimi deri në fund të këtij kampionati. Më pas do të kthehemi me Gaziantepin në Superligë. Besoj që unë do të vazhdojë në ndonjë klub të Superligës”, ka thënë Valmir Veliu të dielën për KOHËN.

    Ai vazhdon të jetë në Kosovë. Federata turke ua ka lejuar klubeve regjistrimin e dy lojtarëve të huaj deri në fund të këtij edicioni. Në Turqi ka numër të madh të lojtarëve nga Kosova.

    TË LIDHURA

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57

    Turqia mbërrin në Prishtinë pa stërvitje në “Fadil Vokrri”, zbulohet plani para finales me Kosovën

    29/03/2026 20:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.