Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Konflikti i Messit me Rodrigon, tani është viral: “Mbylle gojën ti vogëlush, kë quan ti frikacak? Je një puçërr e keqe”
    Ballina-2

    Konflikti i Messit me Rodrigon, tani është viral: “Mbylle gojën ti vogëlush, kë quan ti frikacak? Je një puçërr e keqe”

    24/11/2023 16:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mund të kenë kaluar tashmë më tepër se dy ditë, por ndeshja mes Brazilit dhe Argjentinës në “Maracana” vazhdon të ngjall interes në Amerikën e Jugut, me mediat e huaja që nxjerrin në dritë informacione të reja nga përleshja mes Lionel Messit dhe Rodrigos.

    Sulmuesi brazilian i Real Madrid thuhet se e filloi gjithçka, duke i quajtur lojtarët e Argjentinës  “frikacakë”, pasi lojtarët e Scalonit vendosën të shkonin në dhomën e zhveshjes, pas sulmeve ndaj tifozëve të skuadrës.

    Megjithatë, Fox Sports sjell detaje të reja nga përleshja, me Messin që kërkon respekt dhe… heshtje nga Rodrigo, të cilin madje e quan “djalë i vogël”!

    “Ti je një djalë i vogël, duhet të shikosh gojën, kë quajte ti frikacak?”,- shprehet fillimisht Messi, ndërsa Rodrigo i përgjigjet: “Vazhdo lojën, do të na shohësh atje. Ne vijmë, ju shkoni. Ti je frikacak”.

    Një fazë më vonë, Messi e kapi në qafë Rodrigon dhe braziliani i shprehu ankesat argjentinasit, duke i thënë: “Pse po më godet Leo? Jo ashtu, jo”.

    “Ti je një puçërr e keqe… Ti je duke folur gjatë gjithë kohës”,- thuhet se shtoi më pas Messi për Rodrigon, duke e ngritur dhe shtuar: “Kujdes gojën vogëlush, mbylle dreqin, fëmijë. Pse jemi frikacakë? Ne jemi kampionë bote. Këtu (tregon “Maracanën”) u bëra kampion. Këtu”,- i tha Messi Rodrigos.

    🇦🇷🇧🇷⚔️ Messi vs Rodrygo, version by @FOXSportsArg with subtitles:pic.twitter.com/czPeiTfASW

    — All About Argentina 🛎🇦🇷 (@AlbicelesteTalk) November 23, 2023
    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.