Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova barazon, i mbetet të luftojë në plejof që të kthehet në Ligën B
    Ballina-2

    Kosova barazon, i mbetet të luftojë në plejof që të kthehet në Ligën B

    03/06/2025 22:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollisteve të Kosovës u duhej fitorja ndaj Letonisë për t’u kthyer në Ligën B, që ishte edhe synimi i “Dardaneve”. Por futbollistet e Kosovës të martën barazuan 2:2 me Letoninë në Riga dhe kështu kthimin në nivelin e dytë, do ta kërkoj përmes plejofit. Kosova përfundoi e dyta në Grupin 6 me gjashtë me shtatë pikë. Letonia zuri vendin e parë me tetë pikë. 

    Letonia kaloi e para në epërsi me autogolin e Marigonë Tahirit në minutën e 17-të. Pas tre minutave, Kosova barazoi rezultatin. Golin e barazimit 1:1 e shënoi Blerta Smaili në minutën e 20-të. Shpejtë shënoi edhe golin e epërsisë 2:1. Në minutën e 31-të, golin për 2:1 e shënoi kapitenia Erëleta Memeti. Megjithatë, pjesa e parë përfundoi baras, 2:2. Golin e barazimit e shënoi Karifina Miksone në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.

    Ky është edicioni i dytë i Ligës së Kombeve për futbolliste. Edhe në edicionin e parë Kosova ishte në Ligën C, përkatësisht në nivelin e tretë e të fundit. Por, kishte fituar grupin ku ishin Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut. Kështu Kosova kishte kaluar në Ligën B në kualifikimet për Euro 2025.

    Në kualifikime për Evropian, Kosova mbeti e fundit në Grupin B4, prapa Uellsit, Ukrainës dhe Kroacisë. Rrjedhimisht ra në Ligën C për këtë kampanjë.

    Tani shpreson nëpërmjet plejofit kthimin në Ligën B.

    TË LIDHURA

    Shkëndija mposhtet nga Qarabagu, vendosi një penallti

    05/08/2025 22:03

    Vdiq legjenda e Portos

    05/08/2025 21:10

    Chelsea prezanton talentin më të madh brazilian – Estevao Willian

    05/08/2025 20:45

    Fabrizio Romano zbulon se ku po transferohet Edon Zhegrova

    05/08/2025 16:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.