Kombëtarja e Kosovës e ka barazuar rezultatin 1:1 në ndeshjen miqësore kundër Armenisë.
Lirim Kastrati ka shënuar për “Dardanët” në minutën e 67-të të përballjes në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kastrati u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Miqësorja ndaj Armenisë po ndjeket nga një numër i vogël i tifozëve në shkallët e stadiumit.
Të përzgjedhurit e trajnerit, Alain Griesse tri ditë më vonë do të luajnë në një ndeshje tjetër kontrolluese kundër Ishujve Faroe në Prishtinë.