Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova do t’i fillojë garat nga “Main Round” për Euro 2026, konfirmohet ngritja e futsallit 
    Ballina-2

    Kosova do t’i fillojë garat nga “Main Round” për Euro 2026, konfirmohet ngritja e futsallit 

    15/12/2023 22:15
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Për herë të parë që nga anëtarësimi në UEFA, Kombëtarja e Kosovës në futsall do t’i fillojë garat kualifikuese për Kampionatin Evropian nga “Main Raund”.

    UEFA Futsal EURO 2026 është edicioni i dytë që nga kalimi nga turneu çdo dyvjet me 12 ekipe në një turne final me 16 ekipe pjesëmarrëse që mbahet çdo katër vjet, pas Evropianit “Holanda 2022”.

    Në këtë garë do të jenë të përfshira 48 ekipe kombëtare, me Letoninë dhe Lituaninë që kualifikohen drejtpërdrejt në turneun final si nikoqire dhe 46 ekipe të tjera që do të përfshihen në kualifikime.

    Kombëtarja e Kosovës do të nisë ciklin kualifikues nga “Main Round”, shorti i të cilës fazë do të hidhet më 12 korrik të vitit të ardhshëm, ndërsa ndeshjet fillojnë nga 9 dhjetori 2024 deri më 24 prill 2025, ku secila skuadër luan me secilën skuadër në grup me sistem vajtje-ardhje.

    Në “Main Round” do të krijohen 10 grupe me nga 4 ekipe, ku dhjetë fituesit e grupeve bashkohen me Letoninë dhe Lituaninë në turneun final, derisa tetë ekipet e vendeve të dyta luajnë në play-off për katër bileta tjera për Euro 2026.

    Ky padyshim është një lajm shumë i mirë për fusallin kosovar, duke u konfirmuar kësisoj ngritja që ka ky sport në vendin tonë viteve të fundit.

    TË LIDHURA

    Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi në ekipin ideal të javës në Zvicër

    16/02/2026 15:48

    Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë, udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme

    16/02/2026 13:02

    Rashica vendimtar në fitoren dramatike të Beshiktashit

    15/02/2026 21:42

    Portieri i Kosovës pret sërish penalltinë e Shaqirit

    15/02/2026 20:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.