Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova do t’i mësojë nesër kundërshtarët e Ligës së Kombeve
    Ballina-1

    Kosova do t’i mësojë nesër kundërshtarët e Ligës së Kombeve

    07/02/2024 13:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës do t’i mësojë nesër emrat e ekipeve kundërshtare të Ligës së Kombeve 2024/25 të UEFA-s.

    “Dardanët” do të njihen me emrat e ekipeve me të cilët do të përfundojnë në të njëjtin grup.

    Kjo garë do të nisë në pjesën e dytë të vitit, më saktësisht më 5 shtator, ndërsa në atë muaj Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje, e dy të tjera në tetor dhe dy në nëntor, kur edhe do të mbyllet ky cikël i kësaj gare.

    Kosova është pjesë e Ligës C të Ligës së Kombeve, ndërsa ka përfunduar në vazon e dytë bashkë me Bullgarinë, Azerbajxhanin e Ishujt Faro.

    Kjo nënkupton se nuk mund të përfundojë në të njëjtin grup me to.

    Kundërshtarë më të vështirë mund të jenë Suedia e Rumania, që janë në vazon e parë, ku kanë përfunduar edhe Luksemburgu e Armenia.

    Ndërkaq, vazoja e tretë përbëhet nga Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda e Veriut e Qiproja dhe njëra prej tyre mund t’i bie në grup Kosovës, njëjtë si Bjellorusia, Letonia, Estonia, Lituania e Gjibraltari, që gjenden në vazon e katërt.

    Shorti i Ligës së Kombeve do të hidhet nesër në Paris të Francës duke filluar nga ora 18:00. 

    TË LIDHURA

    Muriqi me të kuq, Barça e nis me fitore mbrojtjen e titullit

    16/08/2025 21:39

    Një lojtar po e bllokon transferimin e Edon Zhegrovës te Juventusi

    16/08/2025 21:32

    City nis me fitore, Reijnders e Cherki shënojnë në debutim

    16/08/2025 20:40

    Muriqi ndëshkohet direkt me karton të kuq

    16/08/2025 20:38
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.