Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova e mbyll baras miqësoren e parë me Malin e Zi
    Ballina-1

    Kosova e mbyll baras miqësoren e parë me Malin e Zi

    15/08/2023 22:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës U19 për vajza ka barazuar me rezultat 2:2, në ndeshjen e parë miqësore kundër Malit të Zi në Rozhajë. Dardanet e reja patën paraqitje të mirë dhe ishin dominuese deri në minutat e fundit të ndeshjes.

    Alba Shabani zhbllokoi shifrat e ndeshjes në minutën e 40-të, derisa epërsinë në 2:0 e shtoi Besjana Zogaj, në minutën e 81-të. Kur u mendua se Kosova do t’i gëzohet fitores dy pakujdesi në mbrojtje i mundësuan vendaseve që të barazojnë shifrat me golat e shënuar nga Sanija Paçariz (89′) dhe Ivana Boriçiq (90’+2’). Miqësorja e dytë e këtyre dy ekipeve do të zhvillohet të enjten në orën 10:00.

    Mali i Zi – Kosova 2:2

    Stadiumi: “Bandzovo Brdo”, Rozhajë.

    Gjyqtar: Sanjin Hajdaragiq.

    Golashënuese: Sanija Paçariz (89′) dhe Ivana Boriçiq (90’+2’) – Alba Shabani (40′), Besjana Zogaj (81′)

    Kartonë të verdhë: Çagjenoviq – Spahiu, Bela.

    Mali i Zi: Ajsha Kalaq, Vlada Miloviq, Ivana Pavloviq (46’ Sanija Paçariz), Tanja Malesija, Ivana Boriçiq, Anastasija Rakoçeviq (80’ Tijana Xhurxhevac), Katarina Çaxhenoviq (82’ Tamara Miloviq), Ana Krivokapiq (46’ Lidija Staniq), Anxhela Goluboviq (82’ Mia Vukçeviq), Tatjana Osmajiç, Larisa Xhurkoviq (68’ Mia Baturan).

    Kosova: Rajmonda Spahiu, Verolinda Hulaj (63’ Eltina Bozhdaraj), Elsa Raci, Kreshnike Ramaja (63’ Besjana Zogaj), Laureta Crnaveri, Bardha Gjonbalaj, Alba Shabani, Rreze Gashi (65’ Deliza Krasniqi), Aurona Racaj (46’ Melisa Çollaku), Lorita Islami, Erjona Zani.

    TË LIDHURA

    Ndeshja e veçantë e Silvas kundër ish-skuadrës

    07/07/2025 22:44

    Ylli i Manchester United në lidhje me ish-të dashurën e Kylian Mbappe

    07/07/2025 20:09

    Rekordi i Lamine Yamal rrëzohet më pak se një vit pas vendosjes – Gilberto Mora shkruan historinë me Meksikën

    07/07/2025 20:00

    Arsyetohet Donnarumma: Nuk ishte qëllimi ta lëndoja Musialan

    07/07/2025 19:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.