Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova e Serbia në grupin e njëjtë në videolojën NBA të organizuar nga FIBA
    Ballina-2

    Kosova e Serbia në grupin e njëjtë në videolojën NBA të organizuar nga FIBA

    13/09/2024 18:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kosova e Serbia janë shortuar në grupin e njëjtë për parakualifikimet për Kampionatin Botëror në videolojën NBA 2k25, e cila organizohet nga Federata Botërore e Basketbollit (FIBA).

    Në Grupin B, veç Kosovës dhe Serbisë, janë edhe Portugalia, Spanja, Lituania, Gjermania dhe Finlanda.

    Ndeshjet do te luhen nga 8 deri më 10 tetor 2024. Pesë nga këto shtatë shtete do të kualifikohen për fazën e dytë të kampionatit, kualifikueset regjionale.

    Evropa ka 22 shtete pjesëmarrëse në parakualifikime të ndara në tri gupe.

    Në total, 61 shtete nga të gjitha kontinentet marrin pjesë në parakualifikime. Vetëm tetë shtete marrin pjesë në Botëror, i cili mbahet në dhjetor në Filipine.

    Është edicioni i tretë i eFIBA me videolojën NBA në PlayStation. Kampion në fuqi janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Fituesi në Botëror merr 50 mijë dollarë.

    TË LIDHURA

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42

    Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

    23/12/2025 17:23

    Lokaj: Suksesi historik i Kosovës është meritë e njeriut të parë dhe liderit të futbollit tonë, Agim Ademit

    23/12/2025 16:01

    Futbolli po e mban shtetin

    23/12/2025 15:55
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.