Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova fiton kundër Hong Kongut në Alanya 
    Ballina-1

    Kosova fiton kundër Hong Kongut në Alanya 

    21/02/2024 19:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka nisur me fitore turneun “Turkish Women’s Cup” në Alanya të Turqisë. Dardanet kanë regjistruar një fitore të sigurt, ndonëse me rezultat të ngushtë, 1:0, në ndeshjen e parë kundër Hong Kongut.

    Edhe pse ka dominuar plotësisht në fushë dhe ka krijuar raste të shumta, Kosova ka realizuar vetëm një gol. Ishte Elizabeta Ejupi, e cila realizoi golin e fitores për të përzgjedhurat e Anneli Andersen, në minutën e 78-të.

    Kësisoj, Dardanet e kanë vazhduar serinë pozitive, pasi në fund të vitit të kaluar kanë avancuar në Ligën B të Ligës së Kombeve.

    Në ndeshjen e radhës në kuadër të turneut në Alanya, Kosova do të përballet me Estoninë, më 24 shkurt, derisa më 27 shkurt do të ndeshet me Indinë.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.