Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova fiton ndaj Britanisë së Madhe në Evropianin në Prishtinë
    Ballina-2

    Kosova fiton ndaj Britanisë së Madhe në Evropianin në Prishtinë

    10/07/2023 22:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas dy humbjeve të thella, përfaqësuesja U19 e Kosovës në hendboll ka shënuar fitore në Kampionatin Evropian të Divizionit B në konkurrencë të femrave. Të hënën mbrëma në Prishtinë, Kosova U19 fitoi ndaj Britanisë së Madhe me rezultat 28:21.

    Kosova të shtunën pësoi 39:26 nga Sllovakia, ndërsa të dielën pësoi edhe më thellë nga Italia, 41:17. Por këto dy përfaqësuese janë të nivelit dukshëm më të lartë se Britania e Madhe, që pësoi humbjen e tretë në Evropianin në Prishtinë.

    Ndeshja nisi më mirë për britaniket. Por më pas lojtaret e Kosovës u konsoliduan dhe pjesën e parë e fituan me 13:11.

    Në pjesën e dytë lojtaret e Kosovës shfaqën më shumë dhe shpejt krijuan avantazh prej pesë golave, 18:13, 19:14. Britania e Madhe u afrua në 19:18, por më pas Kosova regjistroi seri 7:0 për shkëputjen 26:18. Kështu edhe u sigurua fitorja e parë, që shpresohet të motivojë lojtaret e Kosovës për vazhdim të Evropianit.

    Portierja e Kosovës, Selvije Mullakadrija i bëri 11 pritje, duke qenë më meritorja për fitoren. Ariona Dushica e Arona Krasniqi i shënuan nga tetë gola, ndërsa katër i shënoi Elisa Mirdita.

    Kosova U19 e ka vetëm edhe një ndeshje në grup. Të enjten përballet me Finlandën.

    Në ndeshjen tjetër të grupit A, të hënën, Italia fitoi 40:25 ndaj Finlandës. Në grupin B, Polonia dhe Austria tashmë kanë siguruar gjysmëfinalen. Ato kanë nga katër pikë pas dy xhirove dhe përballen mes vete për vendin e parë në grup. Të hënën Polonia fitoi 47:17 ndaj Letonisë, ndërsa Austria e mposhti Izraelin me shifrat 38:21.

    TË LIDHURA

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.