Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova fiton në Zvicër, e pret finalja me Danimarkën
    Ballina-1

    Kosova fiton në Zvicër, e pret finalja me Danimarkën

    29/07/2023 21:17
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll e ka fituar ndeshjen dramatike në udhëtim te Zvicra.

    “Dardanët” të shtunën në Fribourg të Zvicrës, fituan ndeshjen e tretë të fazës së tretë të parakualifikimeve për “Eurobasket 2025”, me rezultatin 76:72.

    Ndeshja i takoi Grupit H.

    Zviceranët kishin krijuar epërsi të cilën e mbajtën deri në minutën e fundit të ndeshjes.

    Por mbrojtja e fortë dhe sulmi efikas, bën që Kosova të fitojë dhe të mbajë gjallë shpresat për ta fituar grupin, e për t’i siguruar kualifikimet e rregullta.

    Pikët e Muhamedali Janjevës nga gjuajtja e lirë e kaluan në epërsi Kosovën 73:72, kur kishin mbetur edhe 37 sekonda deri në fund të ballafaqimit.

    Në aksionin e radhës të Zvicrës, Arian Çollaku e rrëmbeu topin, por pas luftës për ta mbrojtur atë, e nxori jashtë vijave.

    Zvicra dështoi të realizonte në aksionin që e pati, ndërsa Drilon Hajrizi bëri kërcim në mbrojtje.

    Në aksionin e Kosovës u shkaktua faull, ndërsa Dominic Artis e shënoi vetëm një gjuajtje të lirë për 74:72. Më pas e rrëmbeu topin në aksionin e Zvicrës, e në të u shkaktua faull tjetër.

    Artis shënoi dy herë sërish nga gjuajtja e lirë për rezultatin final, 76:72.

    Artis ishte më i miri në parket te Kosova me 22 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime.

    Kontribut dha edhe Drilon Hajrizi me 17 pikë e tetë kërcime, kurse Dardan Berisha realizoi 14 pikë, 4 kërcime e dy asistime.

    Yanic Konan Niederhauser te Zvicra pati 14 pikë e gjashtë kërcime, por që nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen.

    Tri çerekë i fitoi Zvicra, 21:20, 18:15 dhe 22:21. Por në çerekun e fundit, Kosova fitoi 20:11.

    Kosova e kishte mposhtur Zvicrën edhe në ndeshjen e parë, 76:49.

    Në duelin e dytë pësoi humbje në Danimarkë, 82:75.

    Tani finalen e fundit do ta ketë në “Sezai Surroi” në Prizren, më 5 gusht.

    E pret Përfaqësuesen e Danimarkës, por i duhet fitorja me më shumë se shtatë pikë.

    TË LIDHURA

    F1, Norris fiton garën kaotike në Britani

    06/07/2025 18:50

    Dalin në shitje biletat për ndeshjen Malisheva – Vikingur

    06/07/2025 18:03

    Motra e Ronaldos shpjegon arysen pse portugezi mungoi në varrimin e Diogo Jotas

    06/07/2025 16:52

    Courtois mbron Donnarumman pasi i theu këmbën Musialas: As sulmuesit nuk mendojnë të na godasin në fytyrë

    06/07/2025 16:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.