Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova fituese e turneut “Turkish Women’s Cup”
    Ballina-1

    Kosova fituese e turneut “Turkish Women’s Cup”

    27/02/2024 15:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave për të dytin vit radhazi ka triumfuar në turneun ndërkombëtar “Turkish Women’s Cup”, që u mbajt në Alanya. Pas fitoreve ndaj Hong Kongut dhe Estonisë, Dardanet të martën në ndeshjen e fundit dhe përcaktuese për vendin e parë e kanë mundur Indinë, me rezultat 1:0.

    Ndeshja ishte mjaft interesante, ku të dyja ekipet shfaqën dëshirë për fitore dhe për t’iu gëzuar trofeut. Megjithatë, ishin Dardanet ato që në fund u shpërblyen për këmbëngulësinë e tyre fitore, teksa në minutën e 3-të të kohës shtesë Erëleta Memeti bëri një driblim të shkëlqyeshëm në zonën e Indisë dhe me gjuajtje të saktë dërgoi topin në rrjetë, duke e vulosur kësisoj fitoren e Kosovës. Dardanet kanë shfaqur formë të jashtëzakonshme gjatë gjithë turneut nën drejtimin e përzgjedhësea Anneli Andersen, duke vazhduar serinë pa humbje edhe këtë vit.

    “Kemi pasur një turne të shkëlqyeshëm. Kemi luajtur tri ndeshje dhe jemi përballuar me kundërshtarë shumë të mirë në të gjitha ndeshjet. Turneu përfundoi sot me ndeshjen më të vështirë ku u përballëm me Indinë. Ne kemi praktikuar shumë gjëra, ndonëse jo shumë në fushë për shkak se ndeshjet ishin afër njëra – tjetrës, megjithatë nëpër takime të ekipit kemi punuar në detaje duke përfshirë edhe taktikat tona. Pra, kemi bërë punë të madhe së bashku, prandaj jam shumë e lumtur me gjithçka.. Sigurisht, është një bonus nëse fiton ndeshje ndërkombëtare, pasi ato tashmë janë bërë të vështira për t’u arritur, pasi futbolli i vajzave është përmirësuar kudo. Ne tani po presim me padurim shortin për ciklin e ardhshëm kualifikues, që do të tërhiqet më 5 mars. Tani për tani nuk e dimë se kë do të kemi kundërshtarë, por sigurisht se do të kemi kundërshtarë të fortë dhe do të udhëtojmë shumë në të gjithë Evropën. Prandaj, duhet të përmirësohemi në çdo gjë, nëse duam të kemi sukses”, ka theksuar pas ndeshjes ëpërzgjedhësja Anneli Andersen.

    TË LIDHURA

    Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjet e shtatorit

    20/08/2025 11:03

    Reali e nis me fitore sezonin, shënon gol Mbappe

    19/08/2025 23:08

    Sa milionë euro janë në lojë për Dritën ndaj Differdanget?

    19/08/2025 20:00

    Zvicra po punon për ta penguar kalimin e Leon Avdullahut te Kosova

    19/08/2025 19:58
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.