Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova gjithmonë e pafat para sfidave të mëdha, por inkurajuese janë prurjet e reja
    Ballina-1

    Kosova gjithmonë e pafat para sfidave të mëdha, por inkurajuese janë prurjet e reja

    15/11/2024 17:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtaren e Kosovës nuk është duke e përcjellur fati tash e sa vite. Pikërisht para ndeshjeve të saj më të rëndësishme ndodhin gjëra që pashmangshëm ndikojnë në lojën dhe rezultatet e Dardanëve. Njëjtë ndodhi edhe para ‘finales’ së Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve kundër Rumanisë, ku Kosova hyn e hendikepuar me mungesën e shumë futbollistëve të rëndësishëm, si pasojë e lëndimeve.

    Milot Rashica, Ermal Krasniqi, Emir Sahiti, Bersant Celina dhe Leart Paqarada u lënduan në prag të grumbullimit me Dardanët, derisa në ditën e dytë të grumbullimit për shkak të lëndimit u lirua edhe Donat Rrudhani.

    Megjithatë, përkundër mungesave të rëndësishme atmosfera në Kombëtaren e Kosovës duket shumë pozitive. E këtë e kanë theksuar në vazhdimësi futbollistët që nga dita e parë e grumbullimit, e sot e përsëriti edhe përzgjedhësi Franco Foda në konferencën për media.

    Këtë energji pozitive pa dyshim e ka sjellë fakti që FFK me kreun e saj Agim Ademi këtë vit kanë bërë rekord prurjesh të reja dhe cilësore, duke filluar nga Elvis Rexhbeçaj e për të vazhduar me Fisnik Asllanin, Eliot Bujupin, Amir Saipin, Andi Hotin, Muharrem Jasharin, Baton Zabërgjën, Art Smakajn, Leard Sadriun.

    Ata i kanë dhënë një energji të re ekipit dhe kanë rritur konkurrencën për çdo pozicion. Pikërisht këto prurje të reja janë inkuarjuese dhe kanë bërë që edhe në raste të tilla kur shumë prej futbollistëve dardanë janë në ‘infiermeri’, konkurrenca në ekip të jetë e madhe dhe përzgjedhësi Foda të mos ketë telashe për të ndërtuar një ekip të fortë e konkurrues.

    Tani ekipi i përtërirë i Kosovës, me futbollistë me përvojë e që bartin barrën kryesore dhe me futbollistë të rinj, të gatshëm për të dhënë maksimumin në çdo sfidë, pa dyshim se premton shumë. Seria prej tri fitoreve ka bërë që edhe mentaliteti i ekipit të jetë më ndryshe para duelit vendimtar me Rumaninë.

    Natyrshëm që rumunët kanë treguar se janë nivel i lartë dhe që nga Euro 2024 janë dëshmuar skuadër kompakte, por nesërmbrëma Dardanët pritet të hyjnë me energji pozitive dhe më të bashkuar se kurrë për të treguar se janë rritur si ekip dhe duan të triumfojnë në Bukuresht.

    Fitorja me rezultat më të thellë se sa humbja në Prishtinë (0:3) është një mision i vështirë për të përzgjedhurit e Fodës, por futbolli ka treguar se është i paparashikueshëm. Urojmë që fati që ia ka kthyer shpinën Kosovës me lëndime, t’i buzëqesh në fushën e lojës me një rezultat të cilin e ëndrrojmë. Forca Kosovë!

    TË LIDHURA

    FIFA gati të mbyll ‘Rajko Mitiq’: Shkeljet anti-Kosovë mund ta lënë Serbinë pa tifozë ndaj Shqipërisë

    10/09/2025 20:25

    Finlanda e Maxhuni në gjysmëfinale të Eurobasketit

    10/09/2025 19:31

    FIFA pritet ta ndëshkojë rëndë Serbinë, ndaj Shqipërisë mund të luhet pa tifozë në Beograd

    10/09/2025 15:21

    Elvis Rexhbeçaj reagon pas fitores ndaj Suedisë: Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve

    09/09/2025 18:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.