Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova humb një pozitë në renditjen e FIFA-s, Shqipëria në vendnumëro
    Ballina-1

    Kosova humb një pozitë në renditjen e FIFA-s, Shqipëria në vendnumëro

    18/07/2024 12:34
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Shqipëria e mbylli me një barazim e dy humbje aventurën në Euro2024, por rezultatet në Gjermani nuk kanë ndikuar në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Pas përditësimit të bërë së fundmi, Shqipëria renditet po në vendin e 66-të, në të njëjtën pozitë ku ndodhej dhe para Kampionatit Evropian.

    Në anën tjetër Kosova ka humbur një pozicion, duke u renditur tani në vendin e 106. Duhet përmendur se “Dardanët” nuk kanë qenë në aktivitet gjatë kësaj vere.

    Sa i takon 10 vendeve të para ka pasur disa ndryshime. Në vendin e parë mbetet Argjentina, e cila fitoi Copa America. Pas saj ndodhet Franca, e cila në Euro2024 arriti që të shkonte deri në gjysmëfinale, aty ku eliminua pikërisht nga skuadra që renditet tani në vendin e tretë të FIFA-s, Spanja. Kombëtarja La Roja, triumfoi në Euro2024, duke dominuar përballë çdo kundërshtari, pasi arriti të marrë 7 fitore si askush më parë në historinë e europianëve.

    Spanjollët kanë rikuperuar 5 pozicione në renditjen e përgjithshme. Menjëherë pas tyre ndodhet Anglia, të cila për të dytin edicion radhazi u mund në finalen e Europianit. “Tre Luanët” kanë fituar një pozicion. Vetëm vendi i pestë për Brazilin, që zhgënjeu në Copa America, ndërkohë që Belgjika ka humbur 3 pozicione dhe ndodhet në vendin e gjashtë.

    Në katër vendet e fundit të “Top10” janë Holanda që nuk ka ndryshuar pozicion e mbetet e shtata, Portugalia e teta me dy pozicione më poshtë se një muaj më parë, Kolumbia e nënta, e cila ka rikuperuar 3 pozicione, dhe Italia që mbetet e 10-ta, duke mos lëvizur nga pozita e saj. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Man United turpërohet nga skuadra që luan në ligën e katërt angleze – eliminohet nga Carabao Cup

    27/08/2025 23:27

    Benfica eliminon Fenerbahcen, Copenhagen dhe Clube Brruge kalojnë tutje – kompletohen 36 ekipet pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve

    27/08/2025 23:22

    Zyrtare: Lojtari i rritur në akademinë e Dortmundit transferohet te Malisheva

    27/08/2025 23:03

    Rrahmani me Sparta Pragën në Ligën e Konferencës

    27/08/2025 21:43
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.