Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova humb sërish nga Bosnja dhe shuan shpresat për kualifikim në Evropian
    Ballina-2

    Kosova humb sërish nga Bosnja dhe shuan shpresat për kualifikim në Evropian

    12/03/2023 20:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll, i ka dhënë fund gjasave për kualifikim në Kampionatin Evropian që mbahet vitin tjetër. Kosova, të dielën u mposht nga Bosnjë e Hercegovina për ta regjistruar humbjen e katërt në po aq ndeshje të luajtura në kuadër të fazës së dytë kualifikuese. Dueli i luajtur në Tuzlla të Bosnjës, u mbyll me rezultatin 25:18 në favor të ekipit vendas.

    Në fakt, për Bosnjën, kjo ishte fitorja e dytë rresht ndaj Kosovës, pasi e mposhti edhe të mërkurën mbrëma në Prishtinë me shifrat 25:22. Edhe në këtë takim, boshnjakët ishin më të mirë se “Dardanët”, të cilët pothuajse gjatë tërë kohës ishin në ndjekje të rezultatit. Pjesa e parë, përfundoi 10:7 në favor të Bosnjës, e cila nuk arriti të shkëputej në më shumë se pesë gola në rezultat.

    Për Bosnjën, kjo është fitorja e dytë pasi u mposht në dy ndeshjet e para të kësaj faze kualifikuese. Benjamin Buriq ishte më i dalluari te Bosnja, pasi ndeshjen e mbylli me shtatë gola të shënuar nga tetë tentime.

    Me lojë të mirë te vendasit, u veçuan edhe Mirko Herceg e Marko Paniq, që shënuan nga katër gola secili. Kapiteni i Kosovës, Valon Dedaj ishte golashënuesi më i mirë te “Dardanët” me 5 gola të realizuar, ndërsa katër i shtoi edhe Drenit Tahirukaj. Egzon Gjuka pati tri gola, ndërsa me nga dy kontribuuan Kastriot Jupa e Rron Ramadani, por që nuk arritën ta evitojnë humbjen në Tuzlla. Deri në fund të kësaj faze kualifikuese, Kosova i luan edhe dy ndeshje në fund të muajit të ardhshëm. Më 27 prill në Prishtinë e pret Malin e Zi, ndërsa tri ditë më vonë e mbyll këtë fazës të kualifikimeve në udhëtim te Sllovenia. Grupit të shtatë, ku është Kosova, i prinë Sllovenia që ka gjashtë pikë, falë tri fitoreve në po aq ndeshje të luajtura.

    TË LIDHURA

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.