Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova mbahet mirë, por pëson nga Kroacia
    Ballina-1

    Kosova mbahet mirë, por pëson nga Kroacia

    19/10/2025 20:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Hendbollistet e Kosovës kanë pësuar tjetër humbje në fazën e dytë kualifikuese për Evropianin 2026. 

    Të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Kosova u mposht me dhjetë gola dallim nga Kroacia, 32:22. 

    “Dardanet” ishin të barabarta me kroatet në pjesën e parë. 

    Krijuan epërsi prej dy golave në disa raste. Kishin epërsi 4:2, 6:4, 8:6 e 9:7. Madje lëshuan raste të mira për ta rritur epërsinë në tre gola.  

    Por më pas kroatet u kthyen duke kaluar në epërsi, e duke e mbajtur atë edhe pas pjesës së parë që përfundoi 14:13. 

    Kosova në pjesën e dytë nuk u kthye në lojë, ndërsa Kroacia vetëm e rriti diferencën e golave duke iu gëzuar në fund fitores së dytë në Grupin 1. 

    Kosova ka dy humbje nga dy ndeshje. Në duelin e parë u mposht thellë nga Franca, 43:12, të mërkurën në Nimes. Kroacia fitoi ndaj Finlandës.

    Merlinda Qorraj ishte më efikasja te Kosova me gjashtë gola. Nga tre gola i shënuan Tina Hetemi, Elvina Qorraj, Arona Krasniqi dhe Mirjeta Bytyqi. Suzana Ujkiq shënoi dy gola, ndërsa nga një gol e patën Xhesika Mehmetaj dhe Elisa Mirdita. 
    Portierja Aurora Kryeziu i pati pesë pritje. 

    Te Kroacia më e mira ishte Tina Barishiq, që shënoi 12 gola nga 18 tentime. Andrea Shimara i pati pesë gola.

    Selektori i Kroacisë, Ivica Obervan, ka vlerësuar Kosovën.

    “Ndeshje interesante. Dua të uroj lojtaret e mia, por edhe lojtaret e Kosovës për një ndeshje interesante dhe të fortë, sidomos në pjesën e parë. Vendaset bënë rezistencë të madhe. Natyrisht ne nuk jemi as Franca dhe as Suedia dhe nuk kemi pritur që të jemi superiore dhe dominante në ndeshje. Kemi pritur pikërisht kështu se si ishte pjesa e dytë. Me durim, me mbrojtje të fortë ia dolëm që të shkëputemi në kohën e duhur dhe ta mbyllim ndeshjen. Kemi fituar dy pikë të vlefshme, njëjtë si kundër Finlandës dhe kemi bërë hap të rëndësishëm drejt Evropianit. Kosovës i dëshiroj që të sigurojë vendin e tretë në grup. Sigurisht që ka shanse kundër Finlandës”, ka theksuar Obervan.

    Në ndeshjen tjetër të grupit të zhvilluar të dielën, Franca fitoi ndaj Finlandës 32:15. 

    Ndeshjet e ardhshme zhvillohen në mars të vitit të ardhshëm. Kosova luan në udhëtim te Finlanda më 5 mars. Tri ditë më pas e pret këtë përfaqësuese. Pikërisht ndaj Finlandës, Kosova e kërkon rastin për kualifikim.

    “Pjesa e parë na shkoi shumë mirë. Jemi mbajtur tërë kohën në lojë. Në pjesën e dytë ndikuan lodhja, përvoja dhe nuk ia dolëm të jemi afër në rezultat. Kemi shanse të mëdha me Finlandën, nëse jemi të përkushtuara e shkojmë me maksimum”, ka theksuar kapitenia e Kosovës, Mirjeta Bytyqi.

    Dy të parët e gjashtë grupeve avancojnë tutje. Por kualifikohen edhe katër përfaqësueset më të mira të vendit të tretë nga gjashtë grupe sa janë gjithsej. Pikërisht prej vendit të tretë Kosova e kërkon rastin. 

    Evropiani 2026 organizohet në Poloni, Rumani, Çeki, Sllovaki dhe Turqi.  
    Kosova në hendboll ende nuk është kualifikuar në ndonjë ngjarje të madhe në nivelin senior.

    TË LIDHURA

    Kosova mbahet mirë, por pëson nga Kroacia

    19/10/2025 20:21

    Unitedi fiton në “Anfield” dhe e thellon krizën e Liverpoolit

    19/10/2025 19:39

    Fitore për Hajdarin, Avdullahun e Asllanin në Bundesligë

    19/10/2025 19:36

    Rrahmani synon të jetë i gatshëm ndaj Interit

    19/10/2025 19:35
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.