Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova me 26 sportistë në Lojërat Mesdhetare në rërë
    Ballina-2

    Kosova me 26 sportistë në Lojërat Mesdhetare në rërë

    29/08/2023 14:55
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kosova do të përfaqësohet nga 26 sportistë në Lojërat Mesdhetare në Rërë “Heraklion 2023”. Edicioni i tretë i kësaj ngjarjeje do të mbahet prej 9 deri më 16 shtator në Heraklion të Greqisë, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.

    Kosova në Lojërat Mesdhetare në Rërë do të përfaqësohet në volejbollin në rërë, basketbollin 3×3, hendbollin në rërë, notin në ujëra të hapura dhe në karatenë në rërë.

    “Hendbolli në rërë, basketbolli 3×3, dhe karateja në rërë përfaqësojnë për herë të parë vendin tonë në një ngjarje të tillë. Hendbolli merr pjesë me ekipin e meshkujve, ndërsa basketbolli 3×3 dhe volejbolli në rërë në të dyja konkurrencat”, ka njoftuar KOK-u.

    Edicioni i parë i Lojërave Mesdhetare në plazh është mbajtur në Pescara të Italisë në vitin 2015. Kosova nuk mori pjesë në atë edicion. Debutoi në vitin 2019 në Patras të Greqisë.

    Në Heraklsion pritet 1500 sportistë nga 26 shtete të ndryshme. Do të garohet në 13 sporte gjithsej.

    Ekipi i Kosovës në hendboll përbëhet nga dhjetë lojtarë. Hendbolli në rërë nuk luhet në Kosovë, por është formuar një ekip me lojtarë të hendbollit të rregullt. Me katër sportistë, Kosova përfaqësohet në volejbollin në rërë, ndërsa me tetë në basketbollin 3 kundër 3.

    Në not dhe në karate në rërë, Kosova do të ketë nga dy garues.

    Në Heraklion pritet të merret vendimi që Kosova të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.