Boksierja e kategorisë deri në 60 kilogramë, Donjeta Sadiku dhe boksieri i kategorisë deri në 65 kilogramë, Shpëtim Bajoku, do ta përfaqësojnë Kosovën në turneun që mbahet në Brazil nga 19 deri më 27 prill.
Për turneun në Brazil, ekipi i Kosovës ka udhëtuar të mërkurën.
“Gjatë periudhës 8–18 prill, ekipi do të zhvillojë përgatitje intensive në këtë kamp ndërkombëtar, të cilat konsiderohen tejet të rëndësishme në prag të një prej ngjarjeve më të mëdha të boksit ndërkombëtar. Ky turne ka rëndësi të veçantë pasi pikët e fituara vlejnë për kualifikimin në Lojërat Olimpike ‘Los Angeles 2028”, shkruan Federata e Boksit e Kosovës të mërkurën.
