Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova me dy fitore dhe një barazim në miqësore, Ramadani: Funksionuam si ekip
    Ballina-1

    Kosova me dy fitore dhe një barazim në miqësore, Ramadani: Funksionuam si ekip

    16/12/2023 22:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës në futsall ka zhvilluar tri ndeshjet miqësore gjatë kësaj jave, ku ka treguar formë të lartë, duke marr dy fitore dhe një barazim. Fillimisht djelmoshat dardanë triumfuan në Shkup ndaj Arabisë Saudite me rezultat 2:1.

    Ndërsa, më pas në ndeshjen e dytë dhe të tretë, Kosova luajti ndaj Hungarisë në Budapest. Në ndeshjen e parë të besuarit e Agon Ramadanit fituan me rezultat 6:3, derisa në përballjen e dytë të zhvilluar sonte, edhe pse ishin më të mirë se kundërshtari në fund Dardanët barazuan 3:3.

    Përzgjedhësi Agon Ramadani u nda i kënaqur me paraqitjet e lojtarëve në këto ndeshje miqësore. “Fillimisht falënderoj presidentin e FFK-së, Agim Ademi, Komitetin Ekzekutiv, koordinatorin dhe Komisionin e Futsalit për mundësinë që të kemi këso ndeshje miqësore të nivelit të lartë. Jam shumë i kënaqur me performancën e të gjithë lojtarëve që ishin pjesë e këtij grumbullimi. Kemi zgjedhur këto kombëtare si kundërshtare, pasi e dimë me çfarë hapa është duke u zhvilluar Arabia Saudite në krye me trajnerin Plaza (ish-trajner i Barcelonës për shtatë vite) dhe Hungaria, një Kombëtare shumë e dëshmuar në ‘Elite Round’ me lojtar jashtëzakonisht të mirë e me bagazh të madh në arenën ndërkombëtare”, ka theksuar Ramadani. Ai nuk ka dashur të veçojë ndonjë prej lojtarëve në këto miqësore, duke bërë lëvdata për krejt grupin.

    “Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve dhe dëshirën e secilit për të dhënë maksimumin për ata minuta apo sekonda sa kanë luajtur. Kemi frymuar si grup në tri ndeshje dhe jo rastësisht kemi marr këto rezultate. Nuk dua të veçoj asnjë lojtar individualisht pasi tri ndeshje pa humbje në arenën ndërkombëtare është me të vërtet rezultat i punës ekipore që tregon se i gjithë grupi i lojtarëve ka funksionuar. Do të tentojmë të bëjmë sa më shumë ndeshje të tilla me qëllim të provojmë sa më shumë lojtarë që janë në momentin e tyre më të mirë, sepse Kosova i ka dyert e hapura për çdo lojtar që është në momentin e tij kulminant”, ka shtuar Ramadani.

    TË LIDHURA

    Qeveria do të investojë 1.9 milionë euro në stadiumin “Zahir Pajaziti”

    01/08/2025 16:20

    Kristal Abazaj i bashkohet kampiones së Kosovës

    01/08/2025 15:21

    Arbitri kosovar i jep dy kartonë të verdhë, por nuk e përjashton lojtarin

    01/08/2025 15:19

    Eliminohet Prishtina

    31/07/2025 22:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.