Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova me dy skitarë për Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj
    Ballina-2

    Kosova me dy skitarë për Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

    09/01/2024 14:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kosova do të përfaqësohet me dy skitarë në Lojërat Olimpike Dimërore “Gangwon 2024” ka njoftuar të martën Komiteti Olimpik i Kosovës. Lojërat Olimpike Dimërore do të mbahen prej 19 janarit deri më 1 shkurt në qytetin Gangëon të Koresë së Jugut.

    Lirika Deva dhe Klos Vokshi, do të garojnë në disiplinat e skijimit aplin, sllallom dhe sllallom të madh, ndërsa të dy janë të kualifikuar me normë olimpike.

    Krahas skitarëve, me ekipin olimpik të Kosovës, do të udhëtojnë edhe trajnerët Kushtrim Deva e Ernest Sefaj, ndërsa shef i misionit do të jetë Bujar Turjaka.

    Në këtë ngjarje do të marrin pjesë 1900 sportistë të moshës 15-18 vjeç, ndërsa Kosova është një prej 79 vendeve pjesëmarrëse. Ky është edicioni i katërt i Lojërave Dimërore për të rinj, ndërsa për Kosovën është paraqitja e dytë pas debutimit në vitin 2020.

    TË LIDHURA

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17

    Drita ruan vendin e parë pas fitores ndaj Malishevës

    05/04/2026 17:15

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.