Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova me fitore bindëse ndaj Estonisë
    Ballina-2

    Kosova me fitore bindëse ndaj Estonisë

    24/02/2024 17:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive. Pas fitores kundër Hong Kongut (1:0), në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut “Turkish Women’s Cup” në Alanya, Dardanet kanë triumfuar me rezultat bindës ndaj Estonisë, 3:0.

    Të përzgjedhurat e Anneli Andersen kanë dominuar plotësisht që nga fillimi i ndeshjes, teksa rezultati është zhbllokuar në minutën e 15-të, kur Modesta Uka ka shënuar me gjuajtje mjeshtërore nga distanca pas asistimit të Donjeta Halilajt.

    Loja e mirë e Dardaneve solli golin e dytë në minutën e 29-të, kur Elizabeta Ejupi shënoi nga brendësia e zonës pas një kundësulmi të shpejtë dhe asistimit të Erëleta Memetit.

    Ende pa kaluar tre minuta epërsia e Kosovës u trefishua. Kësaj radhe Elizabeta Ejupi doli në rolin e asistentes për Valentina Metajn, e kjo e fundit nga afërsia e parabolloi portieren estone për 3:0.

    Në pjesën e dytë Dardanet e menaxhuan mirë lojën dhe duke pasur parasysh epërsinë e krijuar nuk shpenzuan shumë energji, duke e ruajtur atë për ndeshjen e fundit të këtij turneu, ku do të ballafaqohen me Indinë.

    TË LIDHURA

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17

    Drita ruan vendin e parë pas fitores ndaj Malishevës

    05/04/2026 17:15
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.