Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova mëson kundërshtarët e kualifikimeve për Euro 2026, në grup edhe Franca
    Ballina-1

    Kosova mëson kundërshtarët e kualifikimeve për Euro 2026, në grup edhe Franca

    30/05/2024 16:16
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës në futsall ka mësuar kundërshtarët për fushatën kualifikuese të Kampionatit Evropian 2026.

    Shorti i hedhur sot në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, e ka vendosur Kosovën në Grupin 10, ku bëjnë pjesë edhe Franca, Gjeorgjia dhe Bullgaria. Ndeshjet kualifikuese me sistem vajtje-ardhje do të luhen në periudhën 9 dhjetor 2024 – 16 prill 2025.

    Të parat e 10 grupeve kualifikuese kalojnë në finalet e Euro 2026, derisa tetë skuadrat e vendeve të dyta me bilancin më të mirë shkojnë në fazën e ‘play-off’-it, përmes së cilës do të sigurohet bileta për finalet e Evropianit.

    Ndeshjet e ‘play-off’-it do të luhen më 15-24 shtator 2025, ndërsa finalet e Kampionatit Evropian do të organizohen nga Letonia dhe Lituania në periudhën 18 janar – 8 shkurt 2026.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.