Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova mposht Azerbajxhanin
    Ballina-1

    Kosova mposht Azerbajxhanin

    08/11/2023 17:38
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës ka mposhtur sot kombëtaren e Azerbajxhanit me rezultat 3:0, në kuadër të kualifikimeve për Evropianin “Lituania 2024”, ndeshje të cilat po zhvillohen në Slloveni.

    Përzgjedhësja Albina Rrahmani vendosi të paraqitet me këtë formacion: Rajmonda Spahiu, Lorita Islami, Kreshnike Ramaja, Olsa Musliu, Agnesa Aliu, Bardha Mahmuti, Besjana Zogaj, Bardha Gjonbalaj, Alba Shabani, Eltina Bozhdaraj, Rreze Gashi. Dhe ky formacion rezultoi të jetë i suksesshëm, pasi qësh në minutën e dytë Dardanet kaluan në epërsi, me golin e Rreze Gashit.

    Pa përfunduar pjesa e parë, përkatësisht në minutën e 29-të, Bardha Gjonbalaj me saktësi ekzekutoi penalltinë, duke e shtuar epërsinë e Kosovës në 2:0.

    Në pjesën e dytë, Kosova bëri dy zëvendësime, duke i dhënë hapësirë në lojë, Verolinda Hulajt dhe Djellza Mehmetit në vend të Rajmonda Spahiut dhe Besjana Zogajt.

    Pak minuta më vonë përkatësisht në minutën 58-të, Rreze Gashi realizon golin e saj të dytë dhe të tretin për Kosovën.

    10 minuta më vonë, Azerbajxhani aplikoi një zëvendësim por që ishte shumë e vështirë të cenohej porta e Kosovës.

    Në çerekun e fundit të takimit iu dha rasti edhe Aurora Racajt, Shenarta Belas dhe Sahare Berishës, në vend të Bardha Gjonbalajt, Alba Shabanit dhe Eltina Bozhdarajt, ndërsa Bardha Mahmuti u ndëshkua me karton të verdhë.

    Dy karton të verdhë u dhanë edhe për Azerbajxhanin  i cili në minutat shtesë bëri edhe dy zëvendësime por që tashmë veçse kishte përfunduar çështja e fituesit.

    Kosova bën pjesë në Ligën B në Grupin 3 bashkë me Moldavinë dhe Slloveninë.

    Ndeshjen e radhës Dardanet e zhvillojnë me 11 nëntor ndaj Moldavisë.

    TË LIDHURA

    Ballkani nuk lejon befasi, bën hapin e madh drejt raundit tjetër

    22/07/2025 22:34

    Një pjesë e parë fantastike, por Drita dorëzohet në 45 minutat e dyta ndaj Copenhagen

    22/07/2025 21:06

    “Një muaj nga ‘derisa vdekja të na ndajë’” | Reagon për herë të parë bashkëshortja e Diogo Jotës që pas vdekjes së tij, ndan fotot prekëse nga dasma e tyre

    22/07/2025 18:33

    E kryer, Gyokeres tek Arsenali

    22/07/2025 16:04
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.