Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova mposht edhe Islandën në “Davis Cup”
    Sporte tjera

    Kosova mposht edhe Islandën në “Davis Cup”

    27/07/2023 19:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës në tenis e ka shënuar edhe fitoren e dytë në “Davis Cup”, kampionatin botëror për ekipet përfaqësuese të tenistëve.

    Kosova po garon në zonën evropiane të Grupit IV të “Davis Cup”. Turneu po zhvillohet në Ulqin, ndërsa Kosova të enjten fitoi 2:1 ndaj Islandës.

    Në ndeshjen e parë, Jasin Jakupi fitoi 2:1 në sete ndaj Egill Sigurdsson. Islandezi e fitoi 6:1 setin e parë, por Jakupi u kthye furishëm duke fituar dy setet e tjera me 6:4, 6:4.

    Në ndeshjen e dytë u paraqit Vullnet Tashi. Ai përballë e kishte Rafn Bonifaciusin. Tashi setin e parë e fitoi 7:5, ndërsa në të dytin ishte bindës, 6:0.

    Në çifte, Islanda fitoi 2:0 në sete. Setin e parë islandezët e fituan 6:1, ndërsa të dytin 6:3. Për Kosovën në çifte garuan Mal Agushi dhe Granit Bajraliu.

    Kosova është e vetmja në grup me dy fitore. Azerbajxhani e Islanda e kanë nga një fitore, ndërsa Shqipëria ka dy humbje.

    Të mërkurën, Kosova fitoi 2:1 ndaj Azerbajxhanit. Vullnet Tashi shënoi fitoren e parë, ndërsa Tashi e Mal Agushi shënuan fitoren në çifte.

    Të premten, Kosova përballet me Shqipërinë dhe llogaritet favorite e madhe. Tashmë e ka siguruar paraqitjen në plejof.

    “Nesër Kosova do të përballet me Shqipërinë, ndërsa të shtunën ekipi do të luftojë për t’u kualifikuar një rang më lart, në grupin e tretë”, ka njoftuar Federata e Tenisit e Kosovës.

    Armenia, Andorra e Lihtenshtajni janë në grupin tjetër të turneut në Ulqin.

    “Davis Cup” zhvillohet në nivele. Përfaqësueset më të mira janë në nivelin e parë e kështu me radhë. Grupi IV, ku paraqitet Kosova, është niveli i pestë. Kosova synon kalimin në Grupin III, që është niveli i katërt i “Davis Cup”.

    TË LIDHURA

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41

    Këpuca e artë: Muriqi mbetet në top-pesëshe

    07/04/2026 19:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.