Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova mposht Sllovakinë por nuk avancon tutje
    Ballina-2

    Kosova mposht Sllovakinë por nuk avancon tutje

    05/11/2023 20:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll e ka mposhtur të dielën Sllovakinë, por nuk ka avancuar nga raundi i parë i kualifikimeve evropiane për Kampionatin Botëror të vitit 2025. Të dielën mbrëma në Prishtinë, në praninë e qindra shikuesve, Kosova fitoi me shifrat 28:25.

    Por Sllovakia avancon tutje falë fitores 33:23 në ndeshjen e parë të luajtur të enjten në Povazska Bystrica.

    Ndeshja e dytë me sllovakët ishte e fortë, por lojtarët e Kosovës ishin thuajse vazhdimisht para. Në fund morën fitoren që vlerësohet se është e rëndësishme për kthimin e vetëbesimit.

    Portieri Haris Berisha i bëri 12 pritje për ta udhëhequr Kosovën drejt fitores. Kapiteni Valon Dedaj, që mungoi në ndeshjen e parë, i kishte gjashtë gola nga 13 tentime. Gjashtë gola nga tetë tentime i shënoi aloja Kushtrim Ninaj, që është emër i ri te Kosova. Nga pesë gola prej shtatë tentimeve i kishin Egzon Gjuka e Leonard Gegaj.

    Në pjesën e parë epërsia e Kosovës shkoi deri në tri gola, 10:7. Por sllovakët u kthyen dhe pjesa e parë përfundoi 14:14.

    Edhe pjesa e dytë nisi mirë për Kosovën, që kishte katër gola para në minutën e 43-të. Pas epërsisë 21:17 të Kosovës, sllovakët u afruan në 21:20. Prapë përfaqësuesja e Kosovës u konsolidua dhe krijoi epërsi 27:22, që doli të jetë vendimtare. Në fund rezultati ishte 28:25.

    Kosova ndeshjet e ardhshme i ka në janar. Luan me Britaninë e Madhe në kuadër të kualifikimeve për Evropian.

    TË LIDHURA

    Dembele, Yamal, Palmer… në ekipin më të mirë të vitit sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:53

    Dembele, më i miri i vitit 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:49

    Donnarumma, portieri më i mirë për vitin 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 18:55

    Mbappe fiton rastin ndaj PSG’së, klubi francez do t’i paguajë 61 milionë euro

    16/12/2025 18:14
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.