Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova ndër vendet me më shumë sportiste femra se meshkuj në Parisi 2024
    Ballina-2

    Kosova ndër vendet me më shumë sportiste femra se meshkuj në Parisi 2024

    20/07/2024 15:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kosova prezantohet me nëntë sportistë në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”, që nisin të enjten e ardhshme. Prej tyre gjashtë janë me normë e tre me ftesë.

    Pesë norma, Kosova i ka fituar nga sportistet. Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Laura Fazliu e Loriana Kuka kanë normë në xhudo, ndërsa Donjeta Sadiku në boks. Prej sportistëve me normë është vetëm xhudisti Akil Gjakova.

    Edhe kur bëhet fjalë për ftesa, sportistet dominojnë. Me ftesa do të paraqiten notarja Hana Beiqi, atletja Gresa Bakraçi dhe notari Adell Shaboviq.

    Vetëm tri vende kanë përqindje më të lartë të sportisteve në ekipet e tyre se Kosova. Kjo është bërë e ditur në një analizë që agjencia AP ua ka bërë delegacioneve në “Parisi 2024”.

    87,5 për qind e ekipit olimpik të Guamit përbëhet nga sportistet. Nikaragua ka sportiste në përbërje prej 86 për qind, ndërsa Sierra Leone prej 80 për qind. Kosova është e katërta me 77 për qind.

    Pasojnë Korea e Veriut, Laosi dhe Vietnami me 75 për qind, shkruan AP.

    Për Lojërat Olimpike “Parisi 2024”, synohej që numri i sportistëve dhe sportisteve të jetë i barabartë. Bëhet fjalë për qytetin ku sportistet debutuan në Olimpiadë, në vitin 1900.

    Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i është afruar ndarjes 50-50 mes sportistëve e sportisteve, por shifra e pjesëmarrësve megjithatë nuk është plotësisht e barabartë.

    Edhe sa i përket ngjarjeve sportive në Lojërat e Parisit ka një avantazh të lehtë të atyre për sportistë. Nga 329 ngjarje sa janë gjithsej, 157 janë për sportistë, 152 për sportiste dhe 20 janë për të dy gjinitë, përkatësisht për ekipe që përbëhen nga sportistë e sportiste.

    “Nga 32 sporte, 28 janë plotësisht të barabarta për të dy gjinitë”, thotë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

    TË LIDHURA

    Leon Avdullahu zgjedh Kosovën para Zvicrës

    25/08/2025 23:36

    Një 16 vjeçar vendos, Liverpool fiton ndaj Newcastle në një ndeshje të çmendur me pesë gola dhe karton të kuq

    25/08/2025 23:16

    Zyrtare: Albian Hajdari kalon te Hoffenheim

    25/08/2025 21:14

    Batatina: 3:0 duhej të ishte rezultati për Llapin vetëm në pjesën e parë

    25/08/2025 21:03
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.