Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova në grup me nënkampionen evropiane
    Ballina-2

    Kosova në grup me nënkampionen evropiane

    20/04/2023 17:59
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kualifikimi i përfaqësueses së Kosovës në hendboll në Kampionatin Evropian të vitit 2024 duket thuajse i pamundur, shumë kohë para se të nisin kualifikimet. Të enjten në Zuerich të Zvicrës është tërhequr shorti i kualifikimeve për Evropianin e hendbollisteve, ndërsa Kosova ka rënë në një grup shumë të fortë. Kosova është në grupin e tetë së bashku me Danimarkën dhe Poloninë. Danimarka është superfuqi në hendbollin e femrave.

    Në Evropianin e vitit të kaluar u paraqit në finale, ndërsa në Botërorin e vitit 2021 ishte e treta. Danezet i kanë tri medalje të arta olimpike, gjashtë medalje të arta botërore, prej tyre një të artë, si dhe gjashtë medalje evropiane.

    Në Evropian, Danimarka tri herë ishte kampione e tri herë nënkampione. Kështu që gjasat e Kosovës ndaj Danimarkës thuajse nuk ekzistojnë. Me Poloninë, Kosova luajti së fundi dy ndeshje. Humbi thellë në fazën e dytë kualifikuese për Botërorin 2023. Kosovës i duhet të fitojë pikë ndaj Danimarkës apo Poloninë për t’u kualifikuar. Por kjo duket gati e pamundur aktualisht. Grupi i tetë është i vetmi me tri përfaqësuese.

    Shtatë grupet tjera i kanë nga katër ekipe përfaqësuese. Dy të parët në secilin grup kualifikohen në Euro 2024, ndërsa biletën e sigurojnë edhe katër prej tetë ekipeve më të mira që përfundojnë në vendin e tretë. Kosova do të jetë e treta, por i duhet të jetë prej katër më të mirave nga kjo pozitë për të shkuar në Evropian. Kualifikimet nisin në tetor, ndërsa Evropiani mbahet në Austri, Hungari e Zvicër. Për herë të parë Kosova ishte në vazon e tretë për short. Megjithatë fati i mungoi plotësisht.

    TË LIDHURA

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.