Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova në vazon e katërt në shortin për eliminatoret e Botërorit 2026 
    Ballina-1

    Kosova në vazon e katërt në shortin për eliminatoret e Botërorit 2026 

    29/11/2024 14:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kosova është në pritje të një tjetër ngjarje të rëndësishme në futbollin ndërkombëtar – tërheqjes së shortit për kualifikimet e Kupës së Botës 2026. Ky turne, për herë të parë do të përfshijë 48 ekipe, e ku edhe për Evropën është rritur numri nga 13 në 16 ekipe pjesëmarrëse.

    Në shortin që do të mbahet më 13 dhjetor 2024 në Cyrih, Kosova do të jetë pjesë e vazos së katërt. Në këtë vazo janë edhe Bullgaria, Luksemburgu, Bjellorusia, Armenia, Kazakistani, Azerbejxhani, Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia dhe Lituania, që do të thotë që Dardanët nuk mund të përballen me këto ekipe. Po ashtu, shorti do të evitojë edhe përballjet e Kosovës me Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

    Kualifikimet për Botërorin 2026 do të fillojnë në vitin 2025, me 12 grupe, ku gjashtë grupet e para do të kenë nga 4 ekipe dhe 6 grupet e tjera nga 5 ekipe. Fituesit e grupeve do të sigurojnë një biletë direkte për në Botëror, ndërsa vendet e dyta dhe disa ekipe të tjera të dala nga Liga e Kombeve do të kenë mundësinë të garojnë në fazën “play-off” për të arritur në fazën finale të turne​ut.

    TË LIDHURA

    FIFA gati të mbyll ‘Rajko Mitiq’: Shkeljet anti-Kosovë mund ta lënë Serbinë pa tifozë ndaj Shqipërisë

    10/09/2025 20:25

    Finlanda e Maxhuni në gjysmëfinale të Eurobasketit

    10/09/2025 19:31

    FIFA pritet ta ndëshkojë rëndë Serbinë, ndaj Shqipërisë mund të luhet pa tifozë në Beograd

    10/09/2025 15:21

    Elvis Rexhbeçaj reagon pas fitores ndaj Suedisë: Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve

    09/09/2025 18:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.