Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova nuk pritet të ketë miqësore të dytë në qershor
    Ballina-1

    Kosova nuk pritet të ketë miqësore të dytë në qershor

    20/05/2024 21:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës më 6 shkurt njoftoi se më 5 qershor do zhvilloj miqësore kundër Norvegjisë në Oslo, ndërsa është në bisedime për aranzhimin e miqësores së dytë. Por miqësore të dytë nuk pritet të ketë në qershor. 

    Të paktën kështu ka lënë të kuptohet kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. 

    “Tani kemi ndeshjen e radhës miqësore të planifikuar më herët. Konsiderojmë se Norvegjia është prej kundërshtareve të forta. Ndeshje tjetër mund të ketë, gjithnjë nëse gjejmë kundërshtar që preferohet nga trajneri. Është në dorën e trajnerit. Gjithsesi ky grumbullim do të shërbej shumë për lojtarët dhe për trajnerin. Është atmosferë e mirë dhe presim të vazhdojmë me këtë ritëm të punës”, ka thënë Ademi për KOHËN.

    Kosova në mars zhvilloi dy ndeshje miqësore. Fitoi ndaj Armenisë, kurse humbi nga Hungaria. Ishin dy miqësoret e para për selektorin gjerman Franco Foda në krye të Kosovës.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.