Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova përfundon ëndrrën për kualifikim, s’kryen punë barazimi me Zvicrën
    Ballina-1

    Kosova përfundon ëndrrën për kualifikim, s’kryen punë barazimi me Zvicrën

    18/11/2023 23:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ndonëse pa lojtarët më të rëndësishëm, Kosova mori pikë të madhe ndaj Zvicrës në Basel. Të shtunën mbrëma Zvicra e Kosova luajtën 1:1 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024.

    Barazimi i mundëson Zvicrës që të kualifikohet në Evropian, ndërsa Kosova tashmë është pa gjasa. Por “Dardanët” kanë vazhduar ecurinë pozitive. Barazimi erdhi pas dy fitoreve rresht.

    Në Basel, Kosova kishte përkrahje të madhe nga tribunat. Madje më shpesh e më shumë janë dëgjuar thirrjet “Kosova, Kosova” dhe “O sa mirë me qenë shqiptar”.

    Zvicra kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 47-të. Ruben Vargas shënoi nga afërsia pas një reagimi jo të duhur të mbrojtjes së Kosovës. Por Kosova ia doli të barazoi. Në minutën e 82-të, Muhamet Hyseni shënoi gol të bukur për 1:1. Për sulmuesin e Llapit ishte ndeshje debutuese te Kosova. Ai realizoi gol të bukur pas një veprimi mjeshtëror në zonë.

    Kosova është paraqitur pa Amir Rrahmanin, Vedat Muriqin, Milot Rashicën, Arijanet Muriqin, Edon Zhegrovën dhe shumë lojtarë të tjerë. Por lojtarët që fituan rastin dhanë më të mirën dhe në fund morën pikën e madhe.

    @ballkani.info Kosova shenon, kallet stadiumi ne Zvicer #kosova🇽🇰 #shqiperia #dardanet #kuqezi #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #shqip ♬ original sound – Ballkani.info
    TË LIDHURA

    Muriqi e tregon pagën te Mallorca

    25/07/2025 20:26

    Rashica fishkëllehet nga tifozët e Beshiktashit

    25/07/2025 20:25

    Pajtohen Calhanoglu dhe Lautaro

    25/07/2025 20:13

    Ron Raçi niset drejt Hajdukut të Splitit – talenti kosovar gati për hapin e madh në Kroaci

    25/07/2025 16:51
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.