Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova pëson humbje ndaj Danimarkës
    Ballina-2

    Kosova pëson humbje ndaj Danimarkës

    26/07/2023 20:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje ndaj Danimarkës në kuadër të para-kualifikimeve për Eurobasket 2025.

    Pas fitores ndaj Zvicrës, të përzgjedhurit e Rami Hadar nuk ia dolën të përsëritin suksesin e njëjtë edhe sonte, duke pësuar humbje me rezultat të ngushtë 82:77.

    Ndeshja u zhvillua në “Arena Naestved”. Rezultati pas çerekëve ishte: 27:16, 17:27, 25:22 dhe 13:10.

    Gabriel Lundberg me 20 pikë dhe Jonas Zohore me 19 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e danezëve.

    Te “Dardanët” u dalluan Dominic Artis me 23 pikë dhe Dardan Berisha me 13.

    Danimarka tani udhëheq në Grupin H me 4 pikë, një më shumë se Kosova.

    Zvicra është e fundit me 2 pikë.

    Pas ndeshjes ndaj Danimarkës, Kosova më 29 korrik në Fribourg do të ndeshet me Zvicrën, kurse më 5 gusht në Prizren është ndeshja e fundit, kundër Danimarkës.

    Kujtojmë se vetëm lideri i grupit kalon në kualifikimeve të Eurobasket 2025.  

    TË LIDHURA

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.