Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova realizon fitoren e dytë në turneun e UEFA-s, kësaj radhe ndaj Shqipërisë me penallti
    Ballina-1

    Kosova realizon fitoren e dytë në turneun e UEFA-s, kësaj radhe ndaj Shqipërisë me penallti

    09/03/2023 19:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës U-16 për vajza ka shënuar fitoren e dytë në kuadër të turneut ‘UEFA Development U-16’, që po zhvillohet në Qendrën Sportive Kombëtare në Kamëz, nën organizimin e FSHF-së.

    Pas fitores ndaj Andorrës (3:1), vajzat dardane patën paraqitje të mirë edhe në duel me vajzat kuqezi. Ato kaluan në epërsi qysh në minutën e 6-të, me golin e Olsa Maqastenës, duke dëshmuar kësisoj se edhe në takim objektiv të vetëm e kanë fitoren.

    Më pas ishin vajzat kuqezi ato që bën trysni drejt portës kosovare dhe si rrjedhojë në minutën e 38-të arritën të barazojnë shifrat, me golin e Xhesika Ndojit. Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e baraspeshuar, derisa 10 minutat e fundit të ndeshjes Kosova i zhvilloi me 10 lojtare në fushë, pasi Aurora Cakolli u ndëshkua me karton të kuq.

    Por këtë periudhë loje të përzgjedhurat e Albina Rrahmanit, e menaxhuan mirë dhe nuk lejuan kundërshtaret të rrezikojnë portën. Ndërkohë, në serinë e penalltive, më të mira u treguan vajzat e Kosovës, të cilët në fund fituan 2:0.

    “Këtë takim e kemi përgatitur pak më mirë. Pjesa e parë ishte e mirë, pasi krijuam lojë, ndërtuam aksione dhe kishim më shumë raste. Megjithatë, këto ishin mundësitë tona fizike. Vajzat duhet të punojnë ende shumë në klubet e tyre. Gjithsesi, një fitore tjetër, një eksperiencë me shumë për vajzat, të cilat po rriten pas çdo ndeshje. Në fund të ndeshjes ato e përjetuan edhe presionin e lojës me një lojtare më pak, por edhe presionin e gjuajtjeve të penalltive. Por e menaxhuam mirë situatën dhe në fund fituam”, ka theksuar pas ndeshjes përzgjedhësja, Albina Rrahmani.

    Ndeshjen e tretë dhe të fundit në këtë turne Kosova e zhvillon më 12 mars kundër Moldavisë, në orën 12:30.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.