Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova siguron një miqësore për ndeshjet e qershorit
    Ballina-1

    Kosova siguron një miqësore për ndeshjet e qershorit

    08/05/2026 11:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka konfirmuar të enjten për KOHËN se Andorra mund të jetë njëra prej përfaqësueseve që do të luajë ndaj Kosovës në miqësoret e qershorit.
    Kosova e Andorra pritet të luajnë në mbrëmjen e 7 qershorit, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
    Më 7 qershor në Kosovë do të organizohen zgjedhjet e parakohshme, por kjo nuk do ta pengojë ndeshjen miqësore të “Dardanëve”.

    “Nuk e kemi plotësisht të konfirmuar, por jemi në kontakt me zyrtarë të Federatës së Futbollit të Andorrës. Besoj që edhe mund të jetë njëra prej kundërshtareve në ndeshjet miqësore. Nuk ka nevojë të ndryshohet data nëse luajmë më 7 qershor, sepse i kemi të ndara datat e FIFA-s dhe nuk ka nevojë sepse përfundojnë zgjedhjet kur të fillojë ndeshja”, ka deklaruar Agim Ademi.

    Kreu i FFK-së ka shtuar se janë në bisedime edhe me 5-6 përfaqësuese të tjera për miqësore, por nuk e ka përmendur se kush mund të jetë kundërshtarja tjetër e Kosovës. Ka shtuar se gjithçka do të finalizohet të premten ose në fillim të javës së ardhshme. 

    “I kemi 5-6 Kombëtare që i kemi përzgjedhur. Janë 5-6 kombëtare të cilat janë të interesuara, që duan të bëjnë lojë miqësore por ende nuk e kemi caktuar. Nesër ose më së largu të hënën do të zyrtarizohen”, theksoi kryetari i FFK-së.

    Kosova në muajin mars ishte në prag të kualifikimit për Botërorin 2026. E fitoi gjysmëfinalen e plejofit ndaj Sllovakisë 4:3 në Bratislavë më 26 mars, por u mposht më 31 mars nga Turqia në Prishtinë, 1:0. 

    Pas miqësoreve të qershorit, Kosova në shtator e nis ciklin e ndeshjeve të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

    Kosova e udhëhequr nga përzgjedhësi Franco Foda, u promovua për herë të parë në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe në grup është me Austrinë, Irlandën dhe Izraelin.
    Ndeshjen e parë e luan më 24 shtator në shtëpi ndaj Irlandës.

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.