Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova sot mëson kundërshtarët e Ligës së Kombeve
    Ballina-2

    Kosova sot mëson kundërshtarët e Ligës së Kombeve

    08/02/2024 10:55
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës do t’i mësojë sot emrat e ekipeve kundërshtare të Ligës së Kombeve 2024/25 të UEFA-s.

    “Dardanët” do të njihen me emrat e ekipeve me të cilët do të përfundojnë në të njëjtin grup.

    Kjo garë do të nisë në pjesën e dytë të vitit, më saktësisht më 5 shtator, ndërsa në atë muaj Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje, e dy të tjera në tetor dhe dy në nëntor, kur edhe do të mbyllet ky cikël i kësaj gare.

    Kosova është pjesë e Ligës C të Ligës së Kombeve, ndërsa ka përfunduar në vazon e dytë bashkë me Bullgarinë, Azerbajxhanin e Ishujt Faro.

    Shorti i Ligës së Kombeve do të hidhet në Paris të Francës duke filluar nga ora 18:00.

    TË LIDHURA

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17

    Drita ruan vendin e parë pas fitores ndaj Malishevës

    05/04/2026 17:15
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.