Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova U17 kualifikohet në Ligën A, kundërshtarët i mëson në dhjetor 
    Ballina-1

    Kosova U17 kualifikohet në Ligën A, kundërshtarët i mëson në dhjetor 

    05/11/2024 17:44
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës e vajzave U17 është kualifikuar në Ligën A për kualifikimet e Evropianit, pasi e ka mbyllur turneun kualifikues të Grupit B4 në pozitën e parë, me 4 pikë.

    Kalimi në Ligën A u konfirmuar sot, pasi Shqipëria shënoi fitore në duel me Izraelin, në ndeshjen e fundit të grupit, me rezultat 2:1. Të rikujtojmë se Dardanet U17 shënuan fitore ndaj Shqipërisë, në ndeshjen e parë 3:1, derisa më pas barazuan me Izraelin 1:1. E epilogut të ndeshjes Shqipëri-Izrael iu gëzua edhe përzgjedhësja e Kombëtares U17, Sanije Krasniqi, e cila së bashku me stafin e saj për të tretin vit radhazi me këtë kombëtare arrin të kualifikohet në Ligën A.


    “Ky është një sukses shumë i madh i kësaj gjenerate, sepse shumica e tyre janë të lindura në vitin 2009, kurse në këto kualifikime luajnë futbolliste të lindura në vitin 2008 dhe 2009. I përgëzoj vajzat për këtë sukses dhe për punën dhe disiplinën e treguar në këtë cikël kualifikues. Tash na mbetet të përgatitemi për ndeshjet e ardhshme, ku kundërshtarët janë të nivelit shumë më të lartë. Gjithsesi, kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për vajzat tona që të fitojnë eksperiencë. Sigurisht se edhe në Ligën A do të mundohemi të bëjmë paraqitje sa më të mirë dhe ta përgatisim këtë gjeneratë për Kombëtaren U19 e pse jo edhe për Kombëtaren A”, ka theksuar Krasniqi.


    Shorti për Ligën A për kualifikimet e Evropianit 2025 do të tërhiqet në dhjetor, derisa ndeshjet e fazës së ardhshme do të zhvillohen në pranverën e ardhshme.

    TË LIDHURA

    FIFA pritet ta ndëshkojë rëndë Serbinë, ndaj Shqipërisë mund të luhet pa tifozë në Beograd

    10/09/2025 15:21

    Elvis Rexhbeçaj reagon pas fitores ndaj Suedisë: Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve

    09/09/2025 18:34

    Shkëlqeu në fitoren ndaj Suedisë, Galatasaray kërkon yllin e Kosovës

    09/09/2025 18:20

    FFK reagon në UEFA ndaj referimit ofendues të Federatës së Futbollit të Spanjës ndaj Kosovës

    09/09/2025 14:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.