Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova U17 mposht bindshëm Malin e Zi dhe siguron pozitën e pestë në kualifikueset e Evropianit
    Ballina-2

    Kosova U17 mposht bindshëm Malin e Zi dhe siguron pozitën e pestë në kualifikueset e Evropianit

    22/01/2023 17:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kosova U17 mposht bindshëm Malin e Zi dhe siguron pozitën e pestë në kualifikueset e Evropianit

    Dita e fundit e kualifikimeve për Kampionatin Evropian U17 në volejboll, e vuri Kombetaren e Kosovës, përballë Malit të Zi.

    Ndeshja e vlefshme për vendin e pestë, solli duel interesant të dy vendeve fqinje.

    Takimin me Malin e Zi e përcolli nga afër ambasadori i Kosovës në Ankara, shkëlqësia e tij Agron Vrenezi, i cili para fillimit të ndeshjes e takoi stafin e Kombëtares dhe vajzat duke i përgëzuar për paraqitjen dhe rezultatin e arritur.

    Kosova e nisi shumë mirë ndeshjen duke patur epërsi të vazhdueshme e cila herë pas here shkoi deri në 8 pikë.

    Këtë shkëputje e ruajti Kosova edhe në fragmentet e fundit të setit të parë, pas epërsisë 19:11.

    Seti i parë mbyllet me fitoren e Kosovës 25:13.

    Periudhën e dytë, Kosova e nis me disavantazh 3:0 por rikthehet duke barazuar fillimisht në 5:5.

    Mali i Zi bën përpjekje për të mos e lejuar shkëputjen e Kosovës, duke e përmirësuar shërbimin dhe bllokun në mbrojtje.

    Shifrat e barabarta mbetën në 11:11.

    Malazezet shkëputen në 11:14 pas nje serie të mirë, në përpjekje për te përmbysur rezultatin në sete.

    Kosova arrin prapë të barazojë në 15:15, e pas një kundër aksioni, arrijnë përmes Megi Bislimit, ta marrin pikën e avantazhit të parë në setin e dytë.

    Rezultati vazhdon të jetë i barabartë, 18:18 por Kosova tregon karakter duke u shkëputur në momentet vendimtare 21:18.

    “Dardanet” e fitojnë edhe setin e dytë, këtë herë me shifrat 25:23.

    Në setin e tretë, skuadrat e mbajtën balancin në shifra, vetëm në hapje, kur pastaj vjen një shkëputje e Kosovës prej 13:7.

    Mali i Zi hyn në një seri të mirë prej 5:0 duke e rrezikuar epërsinë e “Dardaneve”, kur afrohet ne 13:12.

    Prapë një seri e mirë e malazezeve, i mban ato në lojë, duke e ruajtur dallimin e ngushtë në rezultat.

    Megjithatë Kosova tregon vendosmëri dhe e fiton setin e tretë 25:21, duke e mbyllur ndeshjen 3:0.

    Me këtë fitore, të treten në këtë garë, i mbyll CEV kualifikimet evropiane në pozitën e pestë, duke lënë prapa Moldavinë dhe Malin e Zi. 

    TË LIDHURA

    Jasir Asani bëhet me skuadër të re

    19/06/2025 13:41

    Real Madridi humb penallti në fund, barazon me Al Hilalin

    18/06/2025 23:15

    Drita nis transferimet, zyrtarizon futbollistin që ishte pjesë e Feronikelit ’74

    18/06/2025 20:34

    City e nis me fitore mbrojtjen e Kupën së Botës për Klube

    18/06/2025 20:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.