Sporte tjera

Kosova U17 në hendboll triumfon ndaj Italisë

Kosova U17 në hendboll triumfon ndaj Italisë

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll ka konfirmuar të premten rritjen që e përjetoi gjatë Kampionatit Mesdhetar në Greqi. Vajzat tona luajtën ndeshje shumë të mirë dhe fituan ndaj Italisë me rezultat bindës, 18:13. Vajzat tona e fituan periudhën e parë me rezultat 8:4. Periudha e dytë u takoi italianeve, ndërsa në periudhën e tretë

Besnik Batusha

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll ka konfirmuar të premten rritjen që e përjetoi gjatë Kampionatit Mesdhetar në Greqi.

Vajzat tona luajtën ndeshje shumë të mirë dhe fituan ndaj Italisë me rezultat bindës, 18:13.

Vajzat tona e fituan periudhën e parë me rezultat 8:4. Periudha e dytë u takoi italianeve, ndërsa në periudhën e tretë sërish më të mira ishin njomaket tona, 5:3.

Të kujtojmë që ditë më parë jemi mposhtur nga Italia. Por loja e Kosovës U17 është përmirësuar vazhdimisht dhe si rezultat erdhi fitorja ndaj Italisë.

Nesër Kosova U17 e luan ndeshjen e fundit në Mesdhetarin në Greqi. Përvoja në këtë garë do t’i shërbejë shumë kësaj gjenerate.

ItaliaKosova U17

Mëshumë nga Sporte tjera

Të gjitha →
Sporte tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Donjeta e artë me “dy goditje” – mposht rusen që përfaqësonte Serbinë