Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova U17 pëson humbje të thellë nga Greqia
    Ballina-1

    Kosova U17 pëson humbje të thellë nga Greqia

    08/10/2022 15:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës U17 ka pësuar edhe humbjen e dytë radhazi në kuadër të turneut kualifikues të Grupit 8 për Evropianin 2023.

    Dardanët janë mposhtur nga Greqia U17 me rezultat të thellë 5-0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë.

    Panikidis shënoi për 1-0 për grekët në minutën e shtatë derisa Tzimas ngriti epërsinë në 2-0 pas 32 minutave lojë.

    Me epërsinë e dyfishtë të grekëve përfunduan 45 minutat e para në këtë sfidë. Greqia u tregua më e mirë edhe në 45 minutat finale të kësaj sfide, ku në minutën e 73-të ishte Tzimas që realizoi golin e dytë personal në këtë sfidë për ta ngritur epërsinë e helenëve në 3-0.

    Në pesë minutat e fundit të ndeshjes grekët shënuan edhe dy herë me Politakis për 4-0 dhe Mouzakitis për 5-0. Kosova pas dy ndeshjeve është e fundit pa pikë, derisa Greqia ka tri pikë sa ka edhe Italia dhe Finlanda.

    Ndeshja e radhë për Dardanët zhvillohet të martën ndaj Finlandës U17.

    TË LIDHURA

    Agim Ademi iftar me Halil Kastratin dhe përfaqësues të futbollit në Shtëpinë e të Moshuarve

    11/03/2026 21:23

    Shqipja do të dëgjohet edhe në Bratisllavë, Foda po i bënë analizat e fundit para ndeshjes me Sllovakinë

    11/03/2026 14:30

    Edon Zhegrova mbërrin në stërvitje me Ferrarin e tij, përshëndet tifozët e Juventusit me autografe

    10/03/2026 12:53

    Kur dardanët shkëlqejnë në klubet e tyre, drita e tyre do të ndriçojë edhe fanellën e Kosovës në Sllovaki

    09/03/2026 11:38
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.