Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova U17 shënon fitore bindëse ndaj Shqipërisë 
    Ballina-1

    Kosova U17 shënon fitore bindëse ndaj Shqipërisë 

    24/10/2022 18:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës U17 (vajzat) e ka mbyllur me fitore rrethin kualifikues në Grupin 3 të Ligës B për kualifikimet e Kampionatit Evropian U-17, që u zhvillua në Shqipëri. Në ndeshjen e tretë dhe të fundit të këtij grupi, Dardanet e reja fituan ndaj Shqipërisë, në stadiumin “Elbasan Arena”, me rezultat bindës 6:0.
    Kosova e dominoi plotësisht lojën dhe qysh në minutën e 6-të kaloi në epërsi, me golin e Elona Pacit. Epërsinë në 2:0 e shtoi Alba Shabani, në minutën e 10-të, teksa pak para pushimit e njëjta futbolliste realizoi për 3:0.

    Loja e mirë e të përzgjedhurave të Sanije Krasniqit vazhdoi edhe në pjesën e dytë, kur fillimisht shënoi Rita Feka, derisa në minutën e 54-t shifrat në 5:0 i çoi Elona Paci, me golin e saj të dytë. Ndërkaq, rezultatin përfundimtar e vendosi Ndoci, me autogolin e shënuar në minutën e 75-të.

    Në ndeshjen tjetër, Maqedonia e Veriut shënoi fitore ndaj Moldavisë, me rezultat 2:0, duke e siguruar pozitën e parë në grup, me 9 pikë, derisa Kosova u rendit e dyta me 6 pikë, Shqipëria e treta me 3 pikë dhe Moldavia e fundit pa pikë. Kosova fitoi në ndeshjen e parë ndaj Moldavisë (9:0), por më pas në ndeshjen e dytë u mposht nga Maqedonia e Veriut (2:1).
    Tani Maqedonia e Veriut i vazhdon garat në raundit e dytë kualifikues në Ligën A, derisa Kosova mbetet të presë bilancin e të gjitha grupeve dhe në rast se nuk ka skuadër me bilanc më të mirë nga grupet e tjera nga vendi i dytë, atëherë kalon në Ligën A. Në të kundërton do t’i vazhdojë kualifikimet në raundin e dytë në Ligën B, që zhvillohet në mars të vitit të ardhshëm.

    TË LIDHURA

    Franco Foda: Me Slloveninë synojmë të paktën një pikë

    10/11/2025 14:55

    Përparim Rama e Agim Ademi përurojnë stadiumin e Prishtinës së Re

    08/11/2025 16:45

    Tovërlani e ‘godet’ Vokrrin: S’ka të drejtë loje te Shqipëria, tek ne donte vend titullari e tek Afrim Tovërlani veç deka është e sigurt

    08/11/2025 12:10

    Fitore e jashtëzakonshme e Ramiz Sadikut, e mposht Vushtrrinë në kryeqytet

    07/11/2025 16:10
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.