Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova U19 mposhtet nga Irlanda e Veriut, nuk promovohet në Ligën A
    Ballina-1

    Kosova U19 mposhtet nga Irlanda e Veriut, nuk promovohet në Ligën A

    10/04/2023 15:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollistet e Kosovës U19 kanë udhëhequr 1:0 e më pas deri në minutën e 83-të kishin rezultatin që ua siguronte kalimin në Ligën A për edicionin e ardhshëm kualifikues për Evropian. Por në fund Irlanda e Veriut shënoi dy gola për të fituar 3:1 dhe për të zënë vendin e parë në grup. Me vendin e parë në grup, Irlanda e Veriut promovohet nga Liga B në Ligën A të kualifikimeve për Evropian.

    Kosova U19 dhe Irlanda e Veriut u takuan të hënën pasdite në Belfast, ndërsa Kosovës i mjaftonte barazimi për ta fituar grupin e raundit të dytë. Barazimi megjithatë nuk u arrit.

    Gresa Berisha kaloi në epërsi Kosovën në minutën e 28-të. Rezultatin në 1:1 e barazoi Aimee Neal në minutën e 57-të. Dallimin e bëri zëvendësuesja Keri Halliday, që shënoi në minutën e 83-të dhe në minutën e 92-të.

    Irlanda e Veriut e fitoi grupin me gjashtë pikë, sa i ka edhe Kosova. Por ka vendosur dueli i ndërsjellë.

    Kosova në ndeshjen e parë fitoi 4:0 ndaj Qipros. Më pas fitoi 1:0 ndaj Letonisë. Ndërkohë për ndeshjen vendimtare, futbollistet e Kosovës mbetën pa forcë në momentet e fundit dhe lëshuan rastin e madh.

    Në raundin e parë kualifikues, Kosova kishte mbetur prapa Bullgarisë, ndërsa kishte lënë pas Gjibraltarin. Tani ka lënë prapa Letoninë e Qipron, por kjo nuk mjafton për të avancuar.

    TË LIDHURA

    Edon Zhegrova mori një thirrje nga Lille, por e refuzoi? Futbollisti kosovar vazhdon stërvitjet në “Fadil Vokrri”

    27/06/2025 11:50

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.