Kombëtarja e Kosovës në futboll për grupmoshën U21 që drejtohet nga trajneri Afrim Tovërlani, sot ka një sfidë shumë të rëndësishme.
Dardanët e rinj ndeshen me Izraelin, sfidë kjo që zhvillohet ën fushë neutrale. Loja luhet në Hungari dhe nis nga ora 19:00.
Një fitore e mundshme e Kosovës sot do t’i rriste shumë gjasat për kualifikim.
Shpresat e Kosovës janë në vendin e katërt në tabelë me 9 pikë, gjashtë më pak sesa vendi i dytë që i takon Polonisë.
Deri në mbyllje të kësaj kampanje kanë mbetur edhe 5 ndeshje, kështu që gjithçka ende është e hapur. /GazetaSport