Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova U21 mposht Izraelin për fitoren e dytë në grup
    Ballina-1

    Kosova U21 mposht Izraelin për fitoren e dytë në grup

    21/11/2023 16:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Përfaqësuesja U21 e Kosovës ka shënuar fitoren e dytë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025”. “Dardanët” e rinj, të martën kanë triumfuar ndaj Izraelit, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

    Dueli që u luajt në kuadër të Grupit D, përfundoi me rezultatin 3:1. Për Kosovën, kjo është fitorja e dytë në këtë cikël eliminator, në të cilin ka regjistruar edhe po aq barazime e humbje. Aktualisht, renditet e treta në grup me 8 pikë, ndërsa Izraeli mbetet i fundit në grup pa pikë dhe tri ndeshje më pak të zhvilluara.

    Dy gola në pjesën e parë dhe një tjetër në të dytën, ia siguruan fitoren Kosovës U21. Golin e epërsi për Kosovën U21, e shënoi Bleron Krasniqi në minutën e gjashtë, ndërsa i njëjti lojtar dyfishoi avantazhin në minutën e 11-të, duke shënuar golin e tij të dytë personal. Izraeli u kundërpërgjigj në minutën e 24-të, duke e ngushtuar epërsinë në 2:1 me anë të mesfushorit Stav Nachmani. Me epërsinë prej një gol, Kosova U21 e mbylli pjesën e parë, përpara se rezultatin përfundimtar ta vulos në pjesën e dytë. Ishte Veton Tusha, ai që shënoi për 3:1 në minutën e 80-të pas asistimit të Ardit Tahirit. Pas duelit me Izraelin, Kosova U21 i ka edhe katër ndeshje të tjera deri në fund të këtyre kualifikimeve. Katër ndeshjet e fundit do t’i luajë vitin e ardhshëm.

    TË LIDHURA

    Hajduku i Splitit prezanton zyrtarisht Ron Raçin me një kontratë afatgjate

    26/07/2025 21:51

    Presidenti Ademi takohet me legjendën e futbollit botëror, Luis Figo

    26/07/2025 20:54

    Muriqi e tregon pagën te Mallorca

    25/07/2025 20:26

    Rashica fishkëllehet nga tifozët e Beshiktashit

    25/07/2025 20:25
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.