Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosovare Asllani, ambasadorja e shqiptarëve në Botërorin e grave
    Ballina-2

    Kosovare Asllani, ambasadorja e shqiptarëve në Botërorin e grave

    19/07/2023 14:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kosovare Asllani do të jetë përfaqësuesja e shqiptarëve në Kampionatin Botëror të femrave, i cili do të nisë nesër.

    Futbollistja kosovare do ta përfaqësojë Suedinë në garën prestigjioze që do të mbahet në Australi dhe në Zelandën e Re nga 20 korriku deri më 20 gusht 2023, shkruan “Gazeta Express” .

    Sulmuesja e Milanit është një legjendë e kombëtares suedeze, me të cilën i ka zhvilluar plot 170 ndeshje, ndërsa në këtë periudhë i ka realizuar edhe 44 gola.

    Suedia do të jetë pjesë e Grupit G së bashku me Argjentinën, Italinë dhe Afrikën e Jugut.

    Ndeshjen e parë, futbollistja kosovare me shoqe do ta zhvillojnë më 23 korrik ndaj kombëtares jug-afrikane.

    Futbollistja e Milanit do të mundohet ta japë më të mirën për kombëtaren skandinave, me të cilën synon të ketë sukses në këtë Botëror.

    Edhe pse e përfaqëson një vend tjetër, në të cilin është lindur dhe rritur, Kosovare Asllani nuk i harron kurrë rrënjët e saj, shkruan “Gazeta Express”.

    Kohë pas kohe, ish-futbollistja e Manchester Cityt, Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit, ka festuar duke e formuar shqiponjën dykrenore me duar, ndërsa pak javë më parë ishte prezente në Kosovë, ku e zhvilloi edhe një ndeshje miqësore.

    Ajo është shembull dhe model për t’u ndjekur nga vajzat në Kosovë.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.