Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosovare Asllani e lumtur për çmimin e fituar
    Ballina-1

    Kosovare Asllani e lumtur për çmimin e fituar

    23/12/2022 23:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kosovare Asllani e fitoi çmimin “Këmba e Artë” për futbolliste, ndërsa të premten në një intervistë dhënë për mediumin suedez, “Aftonbladet”, ka folur gjatë për karrierën e saj impresive.

    Ajo ka thënë se në jetë secili duhet të marrë një vendim. Shtoi se vendimi i saj për t’u marrë me futboll, ka qenë prej më të mirëve në gjithë jetën e saj.

    “Shkova në fillim te Real Madridi, e tani jam te Milani. Nuk ishte siç e prisja, por ky është rrugëtimi im. Është shumë e rëndësishme ta ndjekësh atë që të bën të ndihesh mirë”, thotë Asllani.

    Ka shumë spekulime se Asllani nga sezoni tjetër do të luajë në ndonjë skuadër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo i është shmangur pyetjes, dhe ka folur për mbrëmjen gala të mbajtur në Monaco të enjten.

    “Me të vërtetë po e thonë këtë. Ata mendojnë se mund të më ndihmojnë në vendimet e mia”, ka thënë ajo.

    Në mbrëmjen e së enjtes, këtë çmim te meshkujt e fitoi Robert Lewandowski, sulmuesi polak i Barcelonës.

    “Është ndjenjë e veçantë që e pranoj këtë çmim. Ndihem e nderuar”, ka thënë Asllani. Ishte hera e parë që ky çmim ndahet për futbolliste.

    Ceremonia u organizua nga kompania menaxhuese e futbollit “World Champions Club”.

    Asllani do të jetë përgjithmonë përkrah fituesve tjerë si Shevchenko, Ibrahimoviq e Eto’o, të cilët po ashtu e kanë fituar këtë çmim.

    “Do të jemi aty përherë. Është shumë e veçantë. Unë gjithmonë dua të jem e para dhe është gjë e mirë kur ke suksese. Duket si jo modeste por unë dua t’i jap formë futbollit të femrave drejt një të ardhme të ndritur. Dua të jem inspiruese dhe motivuese. Kur unë dal në skenë, përfaqësoj futbollin e femrave”, është shprehur ajo.

    Asllani ka karrierë të madhe si futbolliste.

    Me Suedinë do të paraqitet në Botërorin e vitit të ardhshëm, ndërsa ka 44 gola të shënuar në 169 ndeshje me suedezet.

    Karrierë më herët ajo ka bërë edhe në Chicago Red Stars në SHBA dhe Manchester City në Angli.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.