Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosovare Asllani luan me fanellë të Kosovës në “Fadil Vokrri”
    Ballina-1

    Kosovare Asllani luan me fanellë të Kosovës në “Fadil Vokrri”

    17/02/2023 22:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollistja Kosovare Asllani ka bërë një paraqitje të rrallë të premten në stadiumin “Fadil Vokrri”. Asllani luan për Suedinë dhe për Milanin. Ka karrierë të mahnitshme ndërkombëtare.

    Ajo erdhi në Kosovë në kuadër të shënimit të 15-vjetorit të pavarësisë së vendit.

    Asllani, ndër të tjera, mori pjesë në një aktivitet të përbashkët të UNICEF-it dhe FFK-së me futbolliste të reja.

    Sipas njoftimit të FFK-së, Asllani luajti disa minuta në një ndeshje. Veshur e mbajti fanellën e Kosovës, ndërsa ka motivuar vajzat e reja që ta ndjekin ëndërrn për karrierë në futboll.

    “Ju ftoj që gjithnjë të luani me kënaqësi dhe pasion futboll, sepse është një sport që të ofron ndjenjë të jashtëzakonshme. Mos u dorëzoni asnjëherë, edhe atëherë kur nuk shkon siç e mendoni ju. Punoni parreshtur që të keni sukses”, u ka thënë Asllani futbollisteve të reja.

    Gjatë ditës, Kosovare Asllani ka pasur edhe aktivitete të tjera.

    TË LIDHURA

    Dembele, Yamal, Palmer… në ekipin më të mirë të vitit sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:53

    Dembele, më i miri i vitit 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:49

    Donnarumma, portieri më i mirë për vitin 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 18:55

    Mbappe fiton rastin ndaj PSG’së, klubi francez do t’i paguajë 61 milionë euro

    16/12/2025 18:14
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.