Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosovare Asllani paralajmëron spanjollet: Nuk do ta keni lehtë
    Ballina-2

    Kosovare Asllani paralajmëron spanjollet: Nuk do ta keni lehtë

    14/08/2023 14:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kosovare Asllani, Nathalie Bjorn, Magdalena Eriksson, Amanda Ilestedt, Sofia Jakobsson, Johana Kaneryd e Zeqira Mushoviq kanë biseduar mes vete për gjysmëfinalen e Botërorit që Suedia do ta luajë kundër Spanjës.

    Qëndrimi i lojtareve të Suedisë ishte unanim: spanjollet luajnë njësoj si japonezet. Zgjidhja e enigmës së futbollit me posedim të topit? Zonjat në të verdha kanë provuar këtë dhe kanë arritur sukses në Auckland. Tani janë të gatshme që të dalin sërish në arenën e njëjtë dhe ta përsëritin suksesin.

    Ndeshja gjysmëfinale e Botërorit për futbolliste mes Spanjës dhe Suedisë zhvillohet të martën në “Eden Arena” të Aucklandit. Po në atë stadium, Suedia e eliminoi Japoninë pas fitores 2:1 në çerekfinale.

    “Ato me të vërtetë janë me aftësi dhe teknikë”, ka thënë Kosovare Asllani për FIFA-n të dielën kur është pyetur për Spanjën dhe lojtaret e saj. “Kemi shumë respekt për to dhe për mënyrën se si ato luajnë. Kanë ngjashmëri me skuadrën e Japonisë dhe ne duhet t’i qasemi lojës në të njëjtën mënyrë, me të njëjtin mentalitet në skuadër. Së bashku ia dolëm kundër Japonisë, kemi bërë presion si skuadër, ishim agresive në duele. Nëse e bëjmë të njëjtën gjë sërish, mendoj se Spanjës do t’ia vështirësojmë shumë punët. Nuk do të kënaqen në ndeshjen kundër ndesh”.

    Asllani dhe Sofia Jakobsson u bënë “Galaktiket” e para të Real Madridit në vitin 2020, vajzat ekuivalente me Luis Figon, Zinedine Zidanen, Ronaldon, David Beckhamin dhe të tjerët. Numri 10 i Suedisë, Jakobsson, tani luan përkrah Kailen Sheridanit, Abby Dahlkemperit, Naomi Girmas, Emily van Egmondit dhe Alex Morganit te skuadra San Diego Wave, ku e mban numrin nëntë.

    “Ato janë afërsisht si Japonia”, ka thënë Jakobsson. “Janë të mira me topin. I kam shikuar ndeshjet e tyre, edhe atë kundër Holandës, dhe mendoj se kanë luajtur shumë mirë. Është skuadër me teknikë të mirë, ne jemi skuadër fizike, por mendoj se kemi treguar në pjesën e parë kundër Japonisë se mund të luajmë futboll shumë të mirë”, shtoi ajo.

    “Spanja është skuadër shumë e mirë”, thotë Nathalie Bjorn. “Do të thosha se është skuadër pak a shumë e ngjashme me Japoninë. Spanjollet duan të luajnë futboll me posedim të topit dhe kanë disa futbolliste shumë të mira. Do të jetë ndeshje e vështirë për ne. Ka lojtare të klasit botëror, por edhe ne kemi. Do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për ta fituar këtë Kupë të Botës. Do të ishte e jashtëzakonshme për ne dhe të gjithë Suedinë”.

    Johanna Kaneryd beson se fiziku i lojtareve të Suedisë mund ta kaloj teknikën e spanjolleve.

    “Kemi folur për pjesën fizike para ndeshjes me Japoninë, se si jemi më të mira kur jemi fizikisht në rregull, agresive dhe e fitojmë topin në pjesën para në fushë”, ka thënë ajo. “Do të jetë njëjtë edhe kundër Spanjës. Duhet të punojmë në këtë gjë dhe të mundohemi të bëjmë presion në kundërshtare, njësoj siç kemi bërë kundër Japonisë. Spanja është skuadër me kualitet, e mirë me topin, gjithmonë me pasime të shkurtra, kështu që mendoj se do të jetë njësoj sikur të luajmë kundër Japonisë”.

    “Ne e njohim Spanjën dhe e dimë se spanjollet duan ta kenë topin”, ka komentuar Magdalena Eriksson. “Ato kanë stil të ngjashëm me Japoninë, por ndoshta kanë më shumë shpejtësi dhe më shumë kualitete individuale. Ato do të na vënë në pozitë të vështirë dhe do të jetë ndeshje shumë e vështirë. Por ne jemi shumë të gatshme. Jemi në disponim të mirë dhe mezi po e presim të martën’.

    “Ato janë shumë të mira”, shtoi Zeqira Mushoviq. “I kam përcjellë përgjatë gjithë turneut. Ato janë të mira në aspektin individual dhe grupor. Aitana Bonmati është kaq e mirë dhe ato kanë edhe shumë lojtare të tjera kualitative”.

    Amanda Ilestedt ka thënë: “Ato janë shumë të mira. Kanë disa lojtare të mira individuale. Teknikisht, ato janë shumë të mira. Mendoj se kanë stilin e njëjtë si të Japonisë. Por, pasi që ne fituam kundër Japonisë, mendoj se do të arrijmë të njëjtin rezultat edhe kundër Spanjës”.

    Moment kyç i atij rezultati ishte një tjetër gol i shënuar nga qendërmbrojtësja Ilestedt. Ishte goli i katërt i saj në këtë turne dhe tani ka një më pak se golashënuesja më e mirë, Hinata Miyazawa, të cilën e eliminoi. Por, a do të mundet ajo ta arrijë të pamundurën dhe ta fitojë “Këpucën e Artë”.

    “Nuk e di”, thotë Ilestedt duke qeshur. “Madje as nuk po mund të besoj që po flas për këtë. Jam mbrojtëse. Më duket pak interesante. Mirëpo, përderisa skuadra fiton, jam e lumtur. Nuk ka rëndësi kush shënon”.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.