Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosovarët po japin kontribut të madh në klubet zvicerane
    Ballina-1

    Kosovarët po japin kontribut të madh në klubet zvicerane

    01/05/2025 19:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mediumi zviceran “Sport” të enjten ka publikuar listën e 15 lojtarëve që kanë dhënë kontributin më të madh për skuadrat e tyre në elitën e futbollit helvetik. Tre prej tyre janë kosovarë. 

    Baseli, që është i pari në Superligën e Zvicrës me 61 pikë, aktualisht e ka sulmin më të mirë me 72 gola të shënuar. 33-vjeçari Xherdan Shaqiri ka qenë i përfshirë direkt në 31 prej këtyre golave. Kontributi i tij është 43.1 për qind, për shkak të 14 golave dhe 17 asistimeve në 29 ndeshje.

    Vendin e 12-të në këtë listë e zë reprezentuesi i Kosovës, Donat Rrudhani. 

    Rrudhani ka kontribut në 23 për qind të golave të shënuar për skuadrën e Luzernit, që zë vendin e katërt me 51 pikë. 

    Rrudhani 25-vjeçar, i ka nëntë gola e pesë asistime në 26 paraqitje në Superligë. 

    Bledian Krasniqi, që aktivizohet te Zurichu, i ka pesë gola e po aq asistime në 29 ndeshje të luajtura në Superligë. Përfshirja e mesfushorit 23-vjeçar në 44 golat e Zurichut është 22.7 për qind.

    TË LIDHURA

    Sylvinho i zhgënjyer me rezultatin por jo me paraqitjen

    07/06/2025 23:38

    Hoxha: Trajneri na motivoi shumë dhe na tha se ishte një ndeshje shumë e mirë

    07/06/2025 23:30

    Daku: Çdo gjë e hapur, do të luftojmë të realizojmë ëndrrën e kualifikimit në Botëror

    07/06/2025 23:21

    Serbët sërish pas, Shqipëria ruan vendin e “play off”-it për në Botëror! Ja situata aktuale në Grupin K

    07/06/2025 23:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.