Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosovari Altin Zeqiri vendimtar në fitoren e Rizespor ndaj Samsunsporit të Arbnor Mujës
    Ballina-2

    Kosovari Altin Zeqiri vendimtar në fitoren e Rizespor ndaj Samsunsporit të Arbnor Mujës

    22/02/2025 22:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Reprezentuesi kosovar Altin Zeqiri ka qenë edhe një herë tjetër vendimtar për ekipin e tij Çaykur Rizespor. 

    Rizespor u përball me Samsunspor në kuadër të javës së 25-të në elitën e futbollit turk në një dramë të vërtetë që prodhoi pesë gola. 

    Ishte pikërisht Zeqiri ai i cili pas inkuadrimit në pjesën e dytë ishte vendimtar duke realizuar golin e fitores në minutën e 88-të të ndeshjes. 

    Ky njëherësh ishte goli i parë i 28-vjeçarit këtë sezon në elitën e futbollit turk, pas 15 ndeshjeve të luajtura. 

    Në këtë takim për 64 minuta u paraqit edhe Arbnor Muja, por më pas u zëvendësua pa arritur të lë shenja. 

    Për Mujën kjo ishte paraqitja e 22-të këtë sezon për Samsunsporin në kampionat, teksa numëron dy gola dhe një asistim. 

    Rizespor pas kësaj fitoreje pozicionohet në vendin e nëntë në renditje me 31 pikë, teksa Samsunspor mban pozitën e tretë me 46 sosh.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.