Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kovacic nga Raiffeisen Bank i jep rëndësi bashkëpunimit me FFK-në dhe presidentin Ademi
    Ballina-1

    Kovacic nga Raiffeisen Bank i jep rëndësi bashkëpunimit me FFK-në dhe presidentin Ademi

    27/01/2024 16:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka rënë dakord për sponsorizimin me Raiffeisen Bank e cila bëhet sponsori kryesor i Ligës së Parë të Futbollit të Kosovës, e cila nga pranvera e vitit 2024 do të riemërohet Raiffeisen Liga e Parë.

    Asnjë afat apo vlerë nuk është dhënë për marrëveshjen, shkruan në komunikatën e lëshuar nga banka duke iu gëzuar këtij bashkëpunimi.

    “Është kënaqësi për ne që Raiffeisen Bank rikthehet në familjen e madhe të futbollit, ku për shumë vite ka dhënë një kontribut të çmuar dhe atë në një periudhë të vështirë, kur nuk ishim ende pjesë e dy familjeve të mëdha të futbollit, UEFA dhe FIFA. . Ky partneritet është padyshim një kapitull i ri për futbollin kosovar, ku së bashku me partnerët tanë jemi të përkushtuar të shkruajmë histori të suksesshme dhe frymëzuese”, tha presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

    “Përmes këtij bashkëpunimi ne mundësojmë një ambient më të mirë për talentët e rinj, një mundësi më të mirë për klubet e Ligës së Parë dhe i japim shtysë rritjes së mëtejshme të futbollit në vend. Besoj se partneriteti ynë do të jetë afatgjatë dhe të gjitha palët e përfshira do të përfitojnë prej tij”.

    Anita Kovacic, drejtoreshë ekzekutive e Raiffeisen Bank në Kosovë, ishte po ashtu e emocionuar nga sponsorizimi, duke thënë: “Futbolli zë një vend të veçantë në zemrat e njerëzve në Kosovë, kështu që ne jemi të kënaqur të kontribuojmë në zhvillimin e tij. Partneriteti i vazhdueshëm me Federatën e Futbollit të Kosovës reflekton përkushtimin e bankës për të fuqizuar këtë sport dhe sportistët e talentuar që janë frymëzim për të gjithë ne.”

    “Ky partneritet shënon një përkushtim të fortë të FFK-së dhe Raiffeisen Bank për të promovuar futbollin dhe zhvillimin e tij, por në të njëjtën kohë përfaqëson edhe vizionin e përbashkët për një të ardhme më të mirë sportive në Kosovë si dhe për të nxitur pasionin e të rinjve për futbollin. ”, shtuan nga FFK-ja.

    TË LIDHURA

    PSG fiton Superkupën e UEFA-së, mposht Tottenhamin pas penalltive

    13/08/2025 23:18

    UEFA me mesazh për Izraelin

    13/08/2025 21:32

    Ramadani: Në fushë nuk dua spektakël, dua fitore

    13/08/2025 21:08

    Ekipi polak dënohet me 50 mijë euro gjobë për banerin shovinist ndaj Kosovës

    13/08/2025 19:13
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.