Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kozniku i lumtur me kualifikimin e Kroacisë, flet edhe për ndeshjen Zvicër-Serbi
    Futboll vendor

    Kozniku i lumtur me kualifikimin e Kroacisë, flet edhe për ndeshjen Zvicër-Serbi

    01/12/2022 23:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ish-futbollisti i njohur nga Kosova, Ardian Kozniku ishte pjesë e emisionit “Favoriti i Botërorit” në Televizionin T7.

    Kozniku ka qenë pjesë e Kroacisë në Kupën e Botës të vitit 1998 në Francë, ku kroatët u stolisën me medalje të bronztë.

    Kozniku u shpreh i lumtur me kualifikimin e Kroacisë, por tha se duhet të ketë koncentrim të madh në ndeshjen ndaj Japonisë

    “Hapi i parë është kryer. Si cdo ndeshje është shumë vështirë mei  parashiku. Cdo kundershtar I ka taktikat e veta. Japonia ka treguar disiplinë të madhe, vrapim shumë të madh. E ka mujt Gjermanine, sonte e mundi edhe Spanjën. Është më e mirë kjo, pasi që Kroacia do të ketë koncentrim më të madh. Pritet një lojë interesante. Nuk e di kush ka thanë është plakë Kroacia. Modrici është lojtar numër 1 në Real Madrid, kështu që për këtë moshë ai është lojtar fantastik. Ai luan 90+ minuta. Kroacia përbëhet prej dy gjeneratave. Çdo shtet që luan ndaj Kroacisë, ka respekt të madh. Cdo rezultat që e arrin Kroacia nuk është befasi”, u shpreh Kozniku.

    Tutje, ai foli edhe për ndeshjen e nesërme mes Zvicrës dhe Serbisë.

    Kozniku beson se Zvicra do ta kalojë grupin dhe do të kualifikohet në fazën tjetër.

    Me kualitetin që e ka Zvicra, ka një ekip shumë të mirë, janë të disiplinuar. Besoj që e kalon grupin pasi ka kualitet më të madh. Normalisht që anoj kah Zvicra.

    TË LIDHURA

    Goditja ndaj gjyqtarit bëhet temë në Zvicër, sulmuesi dyshohet se është shqiptar

    02/06/2025 21:23

    “Tifozat Kuq e Zi” njoftojnë se nuk do të jenë prezent në stadium për ndeshjen ndaj Serbisë: S’po na lejojnë miqtë e serbëve (FSHF)

    02/06/2025 21:05

    Transferimi te Cluji – Drilon Islami vendosi për hapin, që doli i duhur për të tjerët

    02/06/2025 20:26

    Fabregas, kandidat për ta zëvendësuar Inzaghin

    02/06/2025 20:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.